UK Bookmakers

Memorandume bashkëpunimi

 

1- BASHKËPUNIME ME INSTITUCIONET E PUSHTETIT QENDROR DHE VENDORË 

 - Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve

Bashkëpunimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve ka qenë një ndër bashkëpunimet e para pas krijimit të Shërbimit të Provës, nënshkruar në Shtator të vitit 2009.  Objekti i saj konsiston në përcaktimin e rregullave dhe procedurave lidhur me metodikën e takimit të specialistëve të zyrave vendore të Shërbimit të Provës, pra mundësimin e aksesit në IEVP-të dhe ofrimin e ambienteve për realizimin e intervistave me të dënuarit/të pandehurit, fazë e rëndësishme kjo e vlerësimit të rrethanave shoqërore. Aktualisht është ngritur një grup pune i përbashkët nga të dyja palët për rishikimin dhe pasurimin e këtij bashkëpunimi duke u bazuar në përvojën e deritanishme. 

Për më shumë informacion rreth aktivitetit të këtij institucioni, vizitoni faqen zyrtare.

KLIKO KËTU për të parë përmbajtjen e plotë të marrëveshjen.


  - Policia e Shtetit

Marrëveshja e Bashkëpunimit me Policinë e Shtetit e cila është mjaft e rëndësishme në funksionimin e Shërbimit të Provës, u nënshkrua në muajin shkurt 2011, për të bërë të mundur zbatimin e detyrimeve të vendosura nga gjykata. Ky bashkëpunim ndërmjet zyrave vendore me komisariatet dhe drejtoritë e policisë në qarqe ka qenë mjaft i mirë dhe frytdhënës, sidomos për gjetjen dhe njoftimin e personave për të cilët nuk ka pasur adresa të sakta në urdhrat e ekzekutimit. 

Për më shumë informacion rreth aktivitetit të këtij institucioni, vizitoni faqen zyrtare.

KLIKO KËTU për të parë përmbajtjen e plotë të marrëveshjen.


  - Organet e pushtetit qendror dhe pushtetit vendor 

Organet e pushtetit qendror dhe pushtetit vendor Shërbimi i Provës bashkëpunon me pushtetin lokal për të mbështetur të dënuarin në përmbushjen e detyrimeve të caktuara nga gjykata. Për realizimin e bashkëpunimit, Shërbimi i Provës ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi, ku thelbi i tyre është sigurimi i vendit të punës për personat me vendbanim në komunitetin e tyre, për të cilët gjykata ka dhënë si masë alternative punën me interes publik. Bashkëpunim është parashikuar edhe për rastet e të dënuarve me dënime të tjera alternative, për të cilat pushteti vendor është drejtpërdrejt i interesuar me qëllim garantimin e sigurisë publike të komunitetit, me qëllim riintegrimin në shoqëri të personit të dënuar që është anëtar i atij komuniteti dhe me qëllim dhënien e ndihmës për të dënuarit për t’u riintegruar në komunitet. Janë nënshkruar gjithsej 244 memorandume bashkëpunimi midis Shërbimit të Provës dhe organeve të qeverisjes vendore dhe konkretisht me 8 këshilla qarqesh, 61 bashki dhe 175 komuna. Ndërkohë, vazhdon puna dhe korrespondenca për nënshkrimin e memorandumeve të bashkëpunimit edhe me bashki dhe komuna të tjera.


   -  Marrëveshja me Universitetin e Tiranës

Shërbimi i Provës ka patur përvoja bashkëpunimi në vijimësi me Universitetin e Tiranës kryesisht në shkëmbimin e përvojave përmes monitorimit dhe konsultimit të studentëve të drejtësië në aktivitetet e tyre praktike. Kjo përvojë është finalizuar me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes Shërbimit të Provës dhe Universitetit të Tiranës më 16.09.2015. Objekti i këtij bashkëpunimi konsiston në kryerjen e studimeve me interes të përbashkët, aktiviteteve kërkimore- shkencore në fushën e të drejtës penale nga studentët e UT-së,mbajtjen e leksioneve dhe tryezave të përbashkëta si dhe trajnimeve dhe seminareve në drejtim të Shërbimit të Provës dhe së drejtës penale.

Për më shumë informacion rreth aktivitetit të këtij institucioni, vizitoni faqen zyrtare.

KLIKO KËTU për të parë përmbajtjen e plotë të marrëveshjen.


  - Marrëveshja me Shërbimin Kombëtar të Punësimit

Riintegrimi në shoqëri dhe parandalimi i recidivizmit përmes formimit profesional të të dënuarve me masa alternative të dënimit përbën një prej elemente thelbësore të filozofisë së veprimtarisë së Shërbimit të Provës. Në këtë kuadër, mes Drejtorisë së Përgjithshmë të Shërbimit të Provës dhe Shërbimit Kombëtar të Punësimit  më 12.06.2015 u nënshkrua marrëveshja ndërinstitucionale e bashkëpunimit me fokus përmbushjen e së drejtës për formim profesional dhe punësim të të dënuarve me dënime alternative. Kjo marrëveshje lehtëson përfshirjen e të dënuarve me dënime alternative në skemat e punësimit , ndërkohë që gjithashtu u adresohet një grupi të gjerë të dënuarish si të rinj madhorë, nëna me shumë fëmijë, kryefamiljarë etj.

Për më shumë informacion rreth aktivitetit të këtij institucioni, vizitoni faqen zyrtare.

KLIKO KËTU për të parë përmbajtjen e plotë të marrëveshjen.



2- BASHKËPUNIME ME ORGANIZMA NDËRKOMBËTARE

  - Prezenca e OSBE-së në Shqipëri

Marrëveshja më e fundit e Mirëkuptimit me "Organizatën për siguri dhe bashkëpunim në Evropë" përfaqësuar nga prezenca e OSBE në Shiqperi ,e cila është mjaft e rëndësishme në mbështetjen e zhvillimit të Shërbimit të Provës, u nënshkrua në muajin Shtator 2013. Ajo ka si qëllim bashkimin e përpjekjeve mes palëve për të zbatuar Projektin e OSBE-së "Praktika efikase për shërbimin e provës në shqipëri, FazaV", i cili synon sigurimin e përdorimit të drejtë dhe efikas të sanksioneve komunitare dhe masave lidhur me to në sistemin e Drejtësisë penale përmes një Shërbimi Prove të fuqizuar.

Në kuadër të këtij projekti janë parashikuar një sërë trajnimesh dhe aktivitetesh të tjera të cilat synojnë përmirësimin e praktikave për punën e bërë me shkelësit e ligjit nga shërbimi i provës dhe nxitja e bashkëpunimit me aktorët e tjerë të sistemit të drejtësisë penale.

OSBE ka mbështetur Shërbimin e Provës që në fillimet e funksionimit të tij dhe ka dhënë kontribut të rëndësishëm në konsolidimin e këtij institucioni në Shqipëri. 

Për më shumë informacion rreth aktivitetit të kësaj organizate, vizitoni faqen zyrtare.


  - Shërbimi i Provës, Save the Children dhe Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara

Në vijimësi të përvojave të mëparshme shumë të sukseshme të bashkëpunimit, mes Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Provës, Save the Children dhe Qendrës së Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara u nënshkrua në  prill 2015 një marrëveshje bashkëpunimi që synon një qasje multidimensionale të larmisë së nevojave që paraqesin të miturit me dënime alternative. Përmes kësaj marrëveshjeje Shërbimi i Provës, Save the Children dhe QSHPLI angazhohen në sigurimin e zbatimit të dënimeve alternative për të miturit përmes mbështetjes ligjore dhe psikologjike për këtë kategori të dënuarish.Gjithashtu marrëveshja parashikon angazhimin e ndërsjellë në ndarjen e praktikave të përbashkëta në punën me të dënuarit me dënime alternative përmes forumeve, seminareve e tryezave të rrumbullakëta, konferencave kombëtare, aktiviteteve ndërgjegjësuese dhe kryerjen e një studimi të përbashkët për vlerësimin e suksesit dhe nevojave në fushën e zbatimit të dënimeve alternative për të miturit.

KLIKO KËTU për të parë përmbajtjen e plotë të marrëveshjen.



 3- BASHKËPUNIME ME ORGANIZATA JOFITIMPRURËSE

   - Fondacioni Kennedy

Shërbimi i Provës ka një përvojë të mirë bashkëpunimi me aktorë të shoqërisë civile në kuadër të ofrimit të mbështetjes së strukturuar të të dënuarve me dënime alternative për riintegrimin sa më të lehtë të tyre në shoqëri. Në këtë kuadër, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës nënshkroi në 03.03.2015 një marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin Kennedy, me qendër në Korcë, me synim kryerjen me efektivitet të dënimit “Punë në Interes Publik” nga të dënuarit me këto masa alternative të dënimit. Përmes kësaj marrëveshjeje, synohet ofrimi i shërbimeve të specializuara ndaj të dënuarve  në përputhje me nevojat e tyre.

KLIKO KËTU për të parë përmbajtjen e plotë të marrëveshjen.


  - Shoqata “Qendra Sociale Don Bosko”

Puna me të miturit në mbikëqyrje merr një vëmendje të vecantë në veprimtarinë tërësore të Shërbimit të Provës. Filozofia bazë e punës me këtë grupmoshë është ndërgjegjësimi për rëndësinë e kryerjes së dënimit dhe pasojave të moskryerjes së tij si dhe inkurajimin e riintegrimit social në komunitet. Në vijimësi të zgjerimit të rrjetit të bashkëpunimit me aktorë civilë të shoqërisë, Shërbimi i Provës nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën Sociale Don Bosko për përmbushjen me sukses të dënimeve alternative si puna në interes publik përmes ofrimit të llojeve të ndryshme të punës konform interesave dhe kapaciteteve të të miturve si dhe koordinimit mes dy palëve të procesit moniturues të përmbushjes së dënimeve alternative.

Për më shumë informacion rreth aktivitetit të këtij institucioni, vizitoni faqen zyrtare.

KLIKO KËTU për të parë përmbajtjen e plotë të marrëveshjen.


   - Rrjeti bashkëpunues me organizma te specializuar jo qeveritare për trajtimin e nevojave të të denuarit.

Shërbimi i Provës asiston dhe mbështet të dënuarit që kanë probleme me drogën/alkoolin, ndërhyn duke ndërmjetësuar në zgjidhjen e konfliktit i dënuar- viktimë e veprës penale, si dhe bashkëpunon me institucione të tjera për ushtrimin e funksioneve dhe veprimtarive të saj. Për të bërë të mundur realizimin e mbikëqyrjes për trajtimin e nevojave specifike, Shërbimi i Provës bashkëpunon me organizma, të cilat i ofrojnë këto shërbime dhe kanë përvojë në trajtimin e tyre. Rrjeti bashkëpunues për trajtimin e nevojave të të dënuarit përbehet nga organizatat jofitimprurese të mëposhtme:


  - Aksion Plus

Memorandumi i bashkëpunimit me Aksion Plus është nënshkruar më datë 23.03.2010. Ky bashkëpunim vazhdon aktualisht dhe objekti i tij është:

ñ Mbështetje psiko-sociale;
ñ Këshillim dhe trajtim me anën e sensibilizimit dhe marrjes së masave për parandalimin e substancave narkotike dhe psikotrope të ofruar nga psikologët e qendrës me programe terapeutike apo të kujdesit;
ñ Ndihmë në riintegrimin social dhe në përmbushjen e nevojave shoqërore dhe trajtimit të personave të dënuar përdorues të lëndëve narkotike.

 Për më shumë informacion rreth aktivitetit të kësaj organizate, vizitoni faqen zyrtare.

KLIKO KËTU për të parë përmbajtjen e plotë të marrëveshjen.


  - Komuniteti Emanuel

Memorandumi i bashkëpunimit me Komunitetin Emanuel është nënshkruar më datë 02.03.2011. Ky bashkëpunim vazhdon aktualisht dhe objekti i tij është:

ñ Dëgjim dhe këshillim për të rinjtë dhe familjet;
ñ Grupet e terapisë për trajtimin e varësisë ndaj drogave;
ñ Pritje gjysmë-rezidenciale për personat me varësi ndaj drogave;
ñ Aktivitete me natyrë parandaluese të përdorimit të drogave;
ñ  Qendër rezidenciale për personat me varësi të lartë ndaj drogave;
ñ Formim profesional.

Për më shumë informacion rreth aktivitetit të kësaj organizate, vizitoni faqen zyrtare. 

KLIKO KËTU për të parë përmbajtjen e plotë të marrëveshjen.


  - Fondacioni “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve” (FZKPM)

Memorandumi i bashkëpunimit me Fondacionin “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve” (FZKPM) është nënshkruar më datë 03.03.2015 dhe objekti i bashkëpunimit është:

ñ Ofrim i shërbimit të ndërmjetësimit dhe të drejtësisë restauruese;
ñ Organizim i veprimtarive me natyrë promovuese, ndërgjegjësuese dhe trajnuese në fushën e drejtësisë restauruese dhe të shërbimit të ndërmjetësimit;
ñ Synim për të ndikuar në grupmoshat rinore dhe në grupet e tjera sociale të shoqërisë shqiptare në promovimin dhe edukimin me vlerat e mirëkuptimit, menaxhimit konstruktiv të konflikteve, ndërmjetësimit, pajtimit dhe të tolerancës.

 Për më shumë informacion rreth aktivitetit të kësaj organizate, vizitoni faqen zyrtare. 

KLIKO KËTU për të parë përmbajtjen e plotë të marrëveshjen.


  - Aktiviteti i Shërbimit Ligjor Falas Tiranë (TLAS) (Tirana Legal Aid Society)

Memorandumi i bashkëpunimit me Shërbimit Ligjor Falas Tiranë (TLAS) (Tirana Legal Aid Society) është nënshkruar më datë 23.04.2010. Ky bashkëpunim vazhdon aktualisht dhe objekti i tij është:

ñ Ofrim i mbështetjes ligjore dhe psikologjike për të dënuarit.

 Për më shumë informacion rreth aktivitetit të kësaj organizate, vizitoni faqen zyrtare. 

 KLIKO KËTU për të parë përmbajtjen e plotë të marrëveshjen.


  - Qendra Komunitare Multifunksionale Gjirokastër

Memorandumi i bashkëpunimit me këtë Qendër është nënshkruar më datë 24.05.2012. Ky bashkëpunim vazhdon aktualisht dhe objekti i tij është:

ñ  Ofrimi i programeve këshillimore për menaxhimin e sjelljeve antisociale dhe të dhunës, këshillim psikologjik, trajtim ushqimor, akomodim, trajnime profesionale, edukim individual apo në grup. 

 Për më shumë informacion rreth aktivitetit të kësaj organizate, vizitoni faqen zyrtare.  

KLIKO KËTU për të parë përmbajtjen e plotë të marrëveshjen.


  - “ARSIS” Organizata Shoqërore e Përkrahjes së të Rinjve.

Memorandumi i bashkëpunimit me këtë Qendër është nënshkruar më datë 24.05.2013. Ky bashkëpunim vazhdon aktualisht dhe objekti i tij është:

ñ  Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve duke ofruar shërbime multi-disiplinare për fëmijë të gjendur në vështirësi, viktima të trafikimit, shfrytëzimit, keqtrajtimit, abuzimit dhe të çdo trajte tjetër të nëpërkëmbjes së të drejtave të tyre.
ñ  Parandalimin e mënjanimit shoqëror të të rinjve ndërmjet përgatitjes dhe ofrimit të Shërbimeve të përkrahjes së shumëanshme për përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës.
ñ  Shërbim i mbështetjes, mbrojtjes dhe forcimit të fëmijëve dhe të të rinjve që në jetën e tyre kanë përjetuar vështirësi të rënda, izolim, emigrim, konflikt, refuzim, shfrytëzim etj. 

 Për më shumë informacion rreth aktivitetit të kësaj organizate, vizitoni faqen zyrtare. 

KLIKO KËTU për të parë përmbajtjen e plotë të marrëveshjen.


  - Qendra sociale “MURIALDO”

Memorandumi i bashkëpunimit me këtë Qendër është nënshkruar më datë 25.02.2011. Ky bashkëpunim vazhdon aktualisht dhe objekti i tij është:

ñ Nxitja e formimit profesional duke ofruar kushte të ndryshme profesionale, si dhe veprimtari me karakter edukativ, sportiv, kulturor dhe artistik.

Për më shumë informacion rreth aktivitetit të kësaj organizate, vizitoni faqen zyrtare.  

KLIKO KËTU për të parë përmbajtjen e plotë të marrëveshjen.


  - Shoqata “PËRTHYERJA”

Memorandumi i bashkëpunimit me këtë Qendër është nënshkruar më datë 09.03.2011. Ky bashkëpunim vazhdon aktualisht dhe objekti i tij është:

ñ  Program këshillimor për menaxhimin e zemërimit.

 Për më shumë informacion rreth aktivitetit të kësaj organizate, vizitoni faqen zyrtare. 

KLIKO KËTU për të parë përmbajtjen e plotë të marrëveshjen.


 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net
All CMS Templates - Click Here