UK Bookmakers

Të dhënat statistikore

 

Që prej fillimit të funksionimit të Shërbimit të Provës në vitin 2009 e deri në fund të vitit 2017, numri i personave të cilët janë vendosur me vendim gjykate në njërën prej alternativave të dënimit me burgim është 30934, mbikqyrja e të cilëve realizohet mbi bazën e programeve individuale të trajtimit. Nëse nuk do të ishin aplikuar alternativat e dënimit me burgim, atëherë këta 30934 persona do të kshin vuajtur dënimin me burg, në një nga institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale (IEVP). Kështu, vetëm gjatë vitit, numri i të dënuarve me dënime alternative që iu shtua numrit të të dënuarve që mbikqyreshin nga Shërbimi i Provës, në të gjithë vendin është 6046. 

Sic reflektohet dhe në tabelën e mëposhtme, alternativa e dhënë më shpesh nga gjykata është Pezullimi i dënimit me burgim dhe vënia në periudhë prove në masën 24903 të dënuar, e ndjekur nga puna në interes publik në masën 4289 të dënuar, nga Lirimi me kusht në masën 1244 , qëndrimi në shtëpi në masën 488 dhe Gjysmëliria e cila gjatë periudhës 2009-2017 është dhënë në 10 raste. 

Nr.

APLIKIMI SIPAS LLOJIT TË DËNIMEVE ALTERNATIVE [VITI 2009 - 2017]

Kodi Penal

Të dënuar

Të dënuar në %

1

Pezullim i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënia në periudhë prove

Neni 59

24903

80.50

2

Pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe detyrimi për kryerjen e nje pune në interes publik

Neni 63

4289

13.86

3

Lirimi me kusht

Neni 64

1244

4.02

4

Qëndrimi në shtëpi

Neni 59/a

488

1.48

5

Gjysmëliria

Neni 58

10

0.03

-

Total

-

30934

100%

 

Gjatë vitit 2017, janë kërkuar 522 raporte vlerësimi për të dënuarit apo të pandehurit personat nën hetim, prej të cilëve 484 kanë qenë kërkesa për raport vlerësimi nga gjykata dhe 38 të tilla nga prokuroria.

KËRKESA PËR RAPORT VLERËSIMI [VITI 2013]

 

Kërkesë për raport vlerësimi nga Gjykata

484

Kërkesë për raport vlerësimi nga Prokuroria

38

Total

522

 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net
All CMS Templates - Click Here