UK Bookmakers

E drejta për informim

 

• Çdo person gëzon të drejtën e njohjes me informacionin publik, pa u detyruar të shpjegojë  motivet.

• Çdo person ka të drejtë të njihet me informacionin publik, nëpërmjet dokumentit  origjinal ose duke marrë një kopje të tij në formën ose formatin që mundëson akses të plotë  në përmbajtjen e dokumentit.

• Kërkesa për informim bëhet me shkrim dhe dërgohet dorazi, me postë ose me postë elektronike, duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij. Kërkesa për informim duhet të përmbajë:

 o emrin dhe mbiemrin e kërkuesit;
 o adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni; 
 o përshkrimin e informacionit që kërkohet;
 o formatin në të cilin preferohet informacioni; 
 o çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar.

• Çdo person, kur çmon se i janë shkelur të drejtat e parashikuara nga ky ligj, ka të drejtë të  ankohet në rrugë administrative pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në përputhje me këtë ligj dhe Kodin e Procedurave Administrative.

• Ankimi administrativ pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale bëhet brenda 30 ditëve pune nga dita kur:

 o ankuesi ka marrë njoftim për refuzimin e informacionit; 
 o ka kaluar afati i parashikuar në këtë ligj për dhënien e informacionit.

• Kërkesa për informim trajtohet nga ana e Autoritetit Publik sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të  saj, përveç rasteve kur ligji i posaçëm parashikon ndryshe. 

• Kur kërkesa është e paqartë në lidhje me përmbajtjen dhe natyrën e saj, Autoriteti Publik kontakton menjëherë personin për të bërë sqarimet e nevojshme  por gjithnjë jo më vonë se 48 orë nga data e paraqitjes së kërkesës. 

• Në qoftë se pas shqyrtimit të kërkesës autoriteti publik konstaton se nuk e zotëron informacionin e kërkuar, ai, jo më vonë se 10 ditë  kalendarike nga data e dorëzimit të kërkesës, ia dërgon atë autoritetit kompetent, duke e vënë në dijeni edhe kërkuesin. 

• Shërbimet e administratës publike janë pa pagesë. Dhënia e informacionit mund të bëhet kundrejt një tarife, të përcaktuar më parë dhe të bërë publike nga autoriteti publik në faqen e tij të  internetit dhe në mjediset e pritjes së publikut. 

• Qytetarët e regjistruar rregullisht në skemat e ndihmës shoqërore, si dhe subjektet përfituese, sipas ligjit nr. 10 039, datë 22.12.2008, “Për ndihmën juridike”, të ndryshuar, e përfitojnë informacionin falas deri në një numër të caktuar faqesh për çdo kërkesë ose në vlerën ekuivalente kur informacioni jepet në një format tjetër. 

• E drejta e informimit kufizohet vetëm sipas rasteve të parashikuara në nenin 17 të Ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”.

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net
All CMS Templates - Click Here