Programi i transparences
Programi i Transparencës DPSHP
I. HYRJE
Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI). Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (këtej e tutje KDIMDP) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. KDIMDP-ja do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së. Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së KDIMDP-së, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtarewww.idp.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin. Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë. Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e KDIMDP-së është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj. Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.
II. PARIME TË PËRGJITHSHME
Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së KDIMDP-së janë:
1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: KDIMDP-ja ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e KDIMDP-së dhe përkatësisht: Ligji nr. 9887, datë datë. 10.03.2008 “Për mbrojtjen të dhënave personale” i ndryshuar, Ligji nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”.
4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
7. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:
· i plotë;
· i saktë;
· i përditësuar;
· i thjeshtë në konsultim;
· i kuptueshëm;
· lehtësisht i aksesueshëm;
· i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.
III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË
Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”. Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, KDIMDP vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.idp.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:
Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës ;Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit; Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime; Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit; Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;
Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik; Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të KDIMDP-së, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;AP-ja, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga KDIMDP-ja.
TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS SË SHËRBIMIT TË PROVËS
(maj 2015)
Kategoritë e informacionit publik pa kërkesë |
Baza ligjore |
Dokumenti/Përmbajtja |
Afati kohor për publikim |
Mënyra e publikimit |
Struktura përgjegjëse |
Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve, pagave, dhe detyrave të autoritetit publik.
|
Ligji Nr.119/2014 Neni 7/a
|
Urdhëri i Kryeministri për strukturen dhe shtrirjen organike. Skemë Struktura e pagave
|
Menjëherë pas botimit në fletore zyrtare
|
Faqa zyrtare Në menune Autoriteti.
|
Dejtoria e Financës -Shërbimeve Mbështetëse
|
Harta e shtrirjes së ZVSH-ve.
|
Ligji Nr.119/2014 Neni 7/a
|
Publikimi hartës.
|
Menjëherë pas miratimit të udhërit të Ministrit të Drejtësisë të kopetencave territorial. |
Faqa zyrtare Në menunë Autoriteti |
Drejtoria e Financës- Shërbimeve Mbështetëse |
Publikimi i emrave të drejtoreve dhe specialistëve të zvshp-ve, adresat e vendvendosjes, adresat elektronike, nr.telefoni |
Ligji Nr.119/2014 Neni 7/a
|
Tabelë e funksioneve, detyrave dhe kopetencave të drejtorëve, arsimin, kualifikimet e drejtuesëve |
Menjëherë pas miratimit Përditësohet. |
Faqa zyrtare Në menunë Autoriteti
|
Drejtoria e Financës Shërbimeve Mbështetëse |
Zbatimi i ligjit për mbikëqyrjen elektronike. |
Ligji Nr.119/2014 Neni 7/a
|
Publikimi i hartës së shtrirjes së mbikëqyrjes elektronike. |
Menjëher pas miratimit të urdhërit të Ministrit për shtrirjen e mbikëqyrjes elektronike. |
Faqa zyrtare Në menunë Autoriteti |
Drejtoria e Inspektimi dhe Shërbimeve Komunitare
|
Akte ndërkombëtare ligje; akte nën ligjore; dokument politikash; dokument tjetër. |
Neni 7/1/b/i
|
Konventa Europiane... Për mbikëqyrjen e shtetasve të huaj.
Rekomandime të këshillit të Europës lidhur me trajnimin e të dënuarëve në komunitet.
|
Në mënyrë periodike.
Në mënyrë periodike.
|
Faqe e internetit. Rubrika Legjislacioni
Faqe e internetit. Në menunë Legjislacioni
|
Drejtoria e Inspektimi dhe Shërbimeve Komunitare |
Neni 7/1/b/ii
|
Ligji nr.8331, datë 21.4.1998 (ndryshuar me ligjin nr. 10024, datë 27.11.2008) i azhurnuar , për ekzekutimin e vendimeve penale. |
Pas botimit të ligjit në gazetën zyrtare |
Faqen e internetit. Në menunë Legjislacioni |
Drejtoria e Inspektimi dhe Shërbimeve Komunitare |
|
Neni 7/1/b/ii |
LIGJ Nr.9888, datë 10.3.2008 ,ndryshuar me ligjin NR.8328 |
Pas botimit të ligjit në gazetën zyrtare. |
Faqen e internetit. Në menunë legjislacioni |
Drejtoria e Inspektimi dhe Shërbimeve Komunitare
|
|
Neni 7/1/b/ii
|
LIGJ Nr.10 023, datë 27.11.2008 për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7895, datë 27.1.1995 “kodi penal i republikës së shqipërisë”, të ndryshuar |
Pas botimit të ligjit në gazetën zyrtare |
Faqen e internetit. Në menunë Legjislacioni |
Drejtoria e Inspektimi dhe Shërbimeve Komunitare
|
|
Neni 7/1/b/ii |
Ligji Nr.10494, dt,22.12.2011, për mbikëqyrjen elektonike |
Pas botimit të VKM-së në gazetën zyrtare |
Faqen e internetit. Në menunë Legjislacioni |
Drejtoria e Inspektimi dhe Shërbimeve Komunitare |
|
Neni 7/1/b/iii |
VKM nr. 406, datë 18.6.2014 për shtrirjen e mbikëqyrjes elektronike në të gjithë territorin e republikës së shqipërisë |
Drejtoria e Inspektimi dhe Shërbimeve Komunitare |
Faqen e internetit. Në menunë Legjislacioni |
Drejtoria e Inspektimi dhe Shërbimeve Komunitare |
|
Neni 7/1/b/iii |
VKM.nr.302, datë 25.3.2009, për funksionimin e Shërbimit të provës |
Pas botimit nëFletoren Zyrtare |
Faqen e internetit. Në menunë Legjislacioni |
Drejtoria e Inspektimi dhe Shërbimeve Komunitare
|
|
Neni 7/1/b/iii |
Urdhëri Nr. 100, datë 21.02.2014 i kryeministrit , për miratimin e strukturës organiketë Shërbimit të provës
|
Pas protokollimit të Urdhërit |
Faqen e internetit. Në menunë Legjislacioni
|
Drejtoria e Inspektimi dhe Shërbimeve Komunitare |
|
Neni 7/1/b/iii |
Urdhër i M.drejtësisë Nr6224/1 për përcaktimin evendodhjeve dhe kopetencave territorial të zvshp-ve. |
Pas protokollimit të Urdhërit
|
Faqen e internetit. Në menunë Legjislacioni |
Drejtoria e Inspektimi dhe Shërbimeve Komunitare |
|
Neni 7/1/b/iii |
Urdhëri Nr.1474/1, dt,19.9.2014, Për marrjen ne dorëzimin të dosojeve sipas kopetencave territoriale. |
Pas miratimit dhe dërgimit në Kryeministri |
Faqen e internetit. Në menunë Legjislacioni |
Drejtoria e Inspektimi dhe Shërbimeve Komunitare |
|
Neni 7/1/b/v |
Plani angazhimeve te Shërbimit te proves Maj 2015-Dhjetor 2016 |
Pas miratimit dhe dërgimit në Kryeministri |
Faqen e internetit. Në menunë Publikime |
Drejtoria e Inspektimi dhe Shërbimeve Komunitare |
|
Neni 7/1/b/vi |
Manual për punonjësin e Shërbimit të Provës |
Menjëherë pas botimit |
Botim. Publikim në faqen e internetit. Në menunë Publikime
|
Drejtoria e Inspektimi dhe Shërbimeve Komunitare |
|
Neni 7/1/b/vi |
Buletin i Shërbimit të Provës’
|
Menjëherë pas botimit
|
Botim Faqen e internetit. Në menunë Publikime |
Drejtoria e Inspektimi dhe Shërbimeve Komunitare
|
|
Neni 7/1/b/vi |
Fletë Palosje Dënimet alternative dhe Shërbimi i Provës |
Menjëherë pas botomit |
Botim Faqen e internetit. Në menunë Publikime |
Drejtoria e Inspektimi dhe Shërbimeve Komunitare |
|
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës.
|
Neni 7/1/c/g |
Portal i depozitimit të ankesave në rrugë elektronike..
Publikimi në ambjentet e Shërbimit të Provës. |
Në mënyrë priodike
|
Faqa zyrtare Menunë Edrejta për informim” |
Nëpunësi i deleguar prej tij |
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit. |
Neni 7/1/ç
Neni 7/1/ç |
Publikimi i adresave zyrtare të vendodhjes,orari i punës,emrat e drejtoreve të zvshp-ve.
Publikimi i të dhënave të koordinatorit të Shërbimit të Provës. |
Publikimi në mënyre periodike me ndryshimet perkatëse.
Publikime periodike |
Faqa zyrtare Në menunë Koordinatori Faqa zyrtare Në menunë Koordinatori |
Nëpunësi i deleguar prej tij.
Nëpunësi i deleguar prej tij.
|
Përshkrim i procedurave të zgjedhjes dhe Kompetencave të Drejtorit të Përgjitshëm dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve |
Neni 7/1/d
Neni 7/1/d |
Publikimi i arsimit, kualifikimet dhe pagën e punonjëve që kanë detyrimin e deklarimit të pasurisë.
Publikimi i strukturave të pagave të punonjëve të Shërbimit të Provës |
Pas mirartimit zyrtar.
Pas miratimit zyrtar të strukturave të pagave. |
Faqa zyrtare Në menuëe Autoriteti |
Drejtoria e Financës Shërbimeve Mbështetëse
|
Mekanizmat monitorues; raporte auditi; dokumentet me tregues performance |
Neni 7/1/Dh |
Rregjistri dhe praktika e prokurimeve. |
Menjëherë pas përfundimit të procedurave |
Faqa zyrtare Në menune Publikime |
Drejtoria e Financës Shërbimeve Mbështetëse
|
Buxheti, planin financiar të shpenzimeve për vitinb në vijim dhe vitin e kaluar |
Neni 7/1/e |
Publikimi i planit të shpenzimeve për vitin 2013, 2014 dhe për vitin 2015 |
Pas miratimit zyrtar të planit shpenzimeve |
Faqa zyrtare Në menune Publikime |
Drejtoria e Financës Shërbimeve Mbështetëse
|
Informacion për procedurat e prokurimit |
Neni 7/1/ë |
Rregjistri |
Menjëherë pas dërgimit në APP |
Faqa zyrtare Në menunë Publikime |
Drejtoria e Financës Shërbimeve Mbështetëse |
Shërbimet e autoritetit për publikun |
Neni 7/1/f |
Informacion mbi veprimtarinë e Shërbimit të Provës dhe çfar shërbimesh ofron për publikun |
Përditësimi në mënyrë periodike |
Faqa zyrtare Në menune Mbrojtja e të dhënave |
Nëpunësi i deleguar prej tij. |
Paraqitja e mendimeve në hartimin e p/akteve ligjorë, etj |
Neni 7/1/gj |
Zhvillimi i tryezave të rrumbullkta per diskutimin e projekt-ligjeve me të gjithë aktorët e interesuar |
Menjëher pas zhvillimit të aktivitetit |
Faqa zyrtare Menunë Publikime |
Drejtoria e Inspektimi dhe Shërbimeve Komunitare
|
Lloi dhe mënyra e mbajtjes së dokumentacionit nga Shërbimi i provës që bëhen public pa kërkesë. |
Neni 7/1/h |
Informacion mbi dekumentacionin që mban shërbimi i provës në zbatim te ligjeve dhe akteve nën ligjorë. |
Publikimi në mënyrë periodike |
Faqa zyrtare Menunë Edrejta për informim |
Nëpunësi i deleguar prej tij. |
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të këtij ligjit nr.119/2014 |
Neni 7/1/i |
Përditësimi në faqen e internetit dhe ambjentet e pritjes së publikiut të kërkesave të ardhura dhe përgjigjeve të dhëna të interesuarëve |
Plotësimi dhe përditësimi në mënyrë periodike |
Faqa zyrtare Menunë Edrejta për informim |
Drejtoria e Inspektimi dhe Shërbimeve Komunitare
|
Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh |
Neni 7/1/k |
|
|
|
|
Informacione të tjera të dobishme |
Neni 7/1/l
|
Publikimi i veprimtarive të Shërbimit të provës me shoqërinë civile, institucionet shtetërore pushtetin vendor etj |
Menjëher pas aktiviteteve |
Faqa zyrtare Menunë Publikime |
Nëpunësi i deleguar prej tij
|
V. PUBLIKIMI
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, DPSHP vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit [www.sherbimiproves.gov.al] kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.
VI. MONITORIMI
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.
Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.