UK Bookmakers

Organigrama

 

Si institucion në varësi të Ministrit të Drejtësisë, Shërbimi i Provës është i organizuar në nivel qendror dhe vendor. Niveli qendror i tij përbëhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës ndërsa Zyrat Vendore të Shërbimit të Provës funksionojnë pranë gjykatave të rretheve gjyqësore.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës drejton, organizon dhe kontrollon ekzekutimin e dënimeve alternative, si dhe merr masat përkatëse për zbatimin e rregullores së Shërbimit të Provës dhe akteve të tjera  ligjore dhe nënligjore.

Zyrat vendore mbikëqyrin dhe mbështesin zbatimin e dënimeve alternative dhe varen administrativisht nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës. 

Rregullat e hollësishme për organizimin, të drejtat e detyrimet dhe standardet e mbikëqyrjes përcaktohen në rregulloren e brendshme që është miratuar nga Këshilli i Ministrave me Vendimin nr. 302, dt. 25.03.2009,”Për Miratimin e Rregullores “Për Organizmin dhe Funksionimin e Shërbimit të Provës dhe Përcaktimit të Standardeve dhe Procedurave, për Mbikëqyrjen e Ekzekutimit të Dënimeve Alternative”, ndërsa marrëdhëniet dhe bashkëpunimi me OJF-të dhe shërbimin e ndërmjetësimit bëhet sipas rregulloreve të hollësishme që është miratuar nga Ministri i Drejtësisë me Urdhrin nr. 6325, dt. 31.07.2009,” Për miratimin e Rregullores “Për Bashkëpunimin e Shërbimit të Provës me OJF-të dhe Shërbimin e Ndërmjetësimit”.

Që prej muajit shkurt të vitit 2014 me miratimin e strukturës së re të organizimit të institucionit, Shërbimi i Provës tashmë rrit numrin e zyrave vendore të Shërbimit të Provës duke përmbushur objektivin për të pasur zyrë vendore pranë cdo rrethi gjyqësor në Shqipëri. Kështu përpos zyrave ekzistuese, ka filluar funksionimi dhe në zyrat vendore Tropojë, Pukë, Dibër, Kurbin, Krujë, Kavajë, Lushnjë, Pogradec, Përmet dhe Sarandë.

 

   


Stafi i Shërbimit të Provës

Me Urdhrin nr. 55, datë 20.04.2017 të Kryeministrit “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Shërbimit të Provës”, Stafi i Shërbimit të Provës shkoi nga 134 ne 148 punonjes, të arsimuar në fushën e drejtësisë, punës sociale dhe psikologjisë.

Për të punuar në Shërbimin e Provës, stafi është trajnuar herë pas here për të ofruar me të mirën për të dënuarit me dënime alternative dhe për komunitetin, pasi trajnimi i personelit ka qenë një prioritet i përhershëm. Personeli është trajnuar në mënyrë të vazhdueshme nga ekspertë të huaj me shumë eksperiencë dhe kjo është bërë e mundur falë mbështetjes së pandërprerë të garantuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian-së në Shqipëri. Me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri vazhdon edhe ndihmesa për trajnimin e punonjësve të rinj të Shërbimit të Provës.

Gjate viteve 2011-2012, rëndësi të veçantë për trajnimin e stafit te Shërbimit të Provës, ka pasur Projekti “Mbështetje për Shërbimin e Provës dhe alternativave të dënimit me burgim”, financuar nga Bashkimi Evropian, ku ndër të tjera stafi është angazhuar vetë në zhvillimin e kurrikulave të trajnimit, si dhe në hartimin e një strategjie e metodologjie për trajnimet në përputhje me një Shërbim Prove sipas standardeve evropiane. Pas këtyre trajnimeve të realizuara punonjësi I Shërbimit të Provës ka aftësi që:

  • ñ          Të vlerësojë rrezikun që paraqet i dënuari ndaj të tjerëve dhe nevojat për ndërhyrje
  • ñ          Të influencojë të dënuarit që të ndryshojnë sjelljet e tyre të dhunshme
  • ñ          Të komunikojë në mënyrë efektive me të dënuarit
  • ñ          Të mbështesë të dënuarit për të ndryshuar
  • ñ          Të punojë në mënyrë efikase me të tjerët
  • ñ          Të zhvillojë aftësitë dhe njohuritë e veta

 

* Për më shumë informacion shkarko: URDHËR Nr.55, datë 20/04/2017 PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË ORGANIKËS SË SHËRBIMIT TË PROVËS

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net
All CMS Templates - Click Here