UK Bookmakers

Takim i organizuar nga Shërbimi i Provës dhe Këshilli i Evropës

 

Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimit të Provës në bashkëpunim me Këshillin e Evropës ka zhvilluar në datat 13-14 maj 2014 një trajnim dyditor  me temë  “Zbatimi i sanksioneve dhe masave në komunitet dhe roli i Shërbimit të Provës”.

Ekspertë të njohur ndërkombëtarë në fushën e drejtësisë penale dhe komunitare si Profesor Robert Canton nga Universiteti De Montfort, Leicester, Mbretëria e Bashkuar dhe znj. Luisa Gandini, ish drejtuese e Shërbimit të Provës në Itali kanë paraqitur sugjerime dhe konkluzione të bazuara në eksperiencat më të mira në fushën e shërbimit të provës.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës z. Ilir Qafa, theksoi se vetëm nëpërmjet një  bashkëpunimi të frytshëm dhe të vazhdueshëm me ekspertë vendas dhe të huaj dhe shkëmbimit të përvojave të përbashkëta profesionale do të përmirësohet cilësia e mbështetjes dhe asistencës në zbatimin e masave në komunitet.  

Përfaqësuesja e Këshillit të Evropës zj. Luljeta Kasa ka prezantuar për të pranishmit një përmbledhje të rekomandimeve të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës në fushën e drejtësisë penale. 

Gjithashtu gjatë takimit është diskutuar midis të tjerash rreth ndërveprimit gjatë procesit penal midis Gjyqësorit dhe Shërbimit të Provës, rreth rolit mbikëqyrës dhe ndihmues të Shërbimit të Provës në reintegrimin e të dënuarve, për reduktimin e recidivizmit, punën në komunitet, monitorimin elektronik, përzgjedhjen, trajnimin dhe menaxhimin e stafit të Shërbimit të Provës”.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës ka ndërmarrë muajt e fundit një sërë nismash në kuadër të forcimit të bashkëpunimit, zgjerimit të shkëmbimit të eksperiencave përkthimit të tyre në praktikë dhe së shpejti në një kuadër normativ të ri.

Bashkëpunimi i Shërbimit të Provës me institucionet shtetërore dhe jo shtetërore në funksion të promovimit të përfshirjen sociale të të dënuarve duke synuar uljen e recidivizmit, risocializimin, ri-integrimin dhe rehabilitimin e personave të mbikëqyrur është shumë i rëndësishëm.

Organizimi i evenimenteve interaktive në shërbim të rritjes së kapaciteteve profesionale të stafit dhe reflektimi i tyre në përditshmërinë e institucionit është në fokus të veprimtarisë së Shërbimit të Provës.

 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net
All CMS Templates - Click Here