UK Bookmakers

Trajnim për implementimin e “Instrumentit te vlerësimit te rrezikshmërisë për te miturit dhe te rinjtë ne moshe madhore”.

 

Nis implementimin “Instrumenti i vlerësimit te rrezikshmërisë për te miturit dhe te rinjtë ne moshe madhore”: 30 punonjës te Shërbimit te provës trajnohen nga eksperte ndërkombëtare dhe vendas ne trajnimin 4 ditor organizuar nga Prezenca e OSBE-se ne Shqipëri.

Objektivi i këtij trajnimi katër ditor ka qenë prezantimi tek punonjësit e Shërbimit te Provës i “Instrumentit të Vlerësimit të Rrezikshmërisë për të Miturit dhe të Rinjtë në Moshë Madhore, (SVRMR), si dhe praktikat më të efektshme për trajtimin e të dënuarve të mitur me masa alternative. Ky sistem vlerësimi u hartua nga një grup pune i përbërë nga ekspertë ndërkombëtarë dhe vendas. Realizimi i këtij instrumenti plotëson një mangësi të hershme dhe implementimi i tij do të garantojë rritje cilësore ne trajtimin e të miturve në konflikt me ligjin.

Sistemi i Vlerësimit të Rrezikshmërisë është një instrument vlerësues i strukturuar për të gjithë të dënuarit e mitur dhe të rinj në moshë madhore që bien në kontakt me sistemin e drejtësisë penale. Ky instrument përqendrohet tek analizimi i autorit te veprës penale për të identifikuar shkaqet dhe rrethanat, të cilat ndikojnë ne rritjen apo uljen e rrezikshmërisë. Dobia e tij qëndron ne parashikimin e sjelljes kriminale, kontrollin e saj nga Shërbimi i Provës duke rezultuar ne rritjen e sigurisë ne komunitet.

Ne fjalën e tij te hapjes, z. Ilir Qafa, Drejtor i Përgjithshëm, u shpreh se “Shërbimi i Provës do të kërkojë në vazhdimësi përmirësimin e metodikave të punës me qëllim përvetësimin e praktikave më të mira, pasi vetëm në këtë mënyrë do të jetë në gjendje të sigurojë trajtimin profesional të personave në mbikëqyrje dhe të të miturve në veçanti. Për shkak të aspekteve specifike të punës me të miturit dhe të rinjtë në moshë madhore, trajtimi i duhur i tyre është i nevojshëm për një integrim të plotë në shoqëri. Jam shumë i gëzuar që kërkesën për hartimin e një instrumenti të posaçëm për të miturit Prezenca e OSBE në Shqipëri e mbështeti pa hezituar dhe arritëm ta përfundojmë brenda një kohe të shkurtër”, tha ai.

Shefja e Departamentit të Ligjit dhe të të Drejtave të Njeriut pranë Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Fiorentina Azizi gjate prezantimit tha se: “Të miturit dhe të rinjtë në moshë madhore janë veçanërisht të brishtë përballë sistemit të drejtësisë dhe trajtimi i tyre nga organet gjyqësore, jo vetëm si viktima dhe dëshmitarë, por edhe si të dënuar është një test i vërtetë për të gjitha shoqëritë,”

Trajnimi u zhvillua me mbështetjen e OSBE-se në kuadrin e një projekti që ka për synim zhvillimin e praktikave të efektshme të Shërbimit të Provës në Shqipëri.

 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net
All CMS Templates - Click Here