UK Bookmakers

"Implementimi i praktikave më të mira" - Vazhdon projekti me drejtorinë arsimore Korçë

 

Kthimi në shkollë i të rinjve në konflikt me ligjin ka hasur në pengesa të dukshme. Procedura dhe programe specifike për kalimin me sukses të kësaj faze tranzitore nuk ka patur deri tani. Të rinjtë dhe familjarët e tyre përballen me sfida jo të lehta. Kthimi i tyre shpesh ndeshet me rezistencën e dukshme e të padukshme të moshatarëve, mësuesve dhe të tjerëve përreth. Shumë të rinj mund të kthehen në recidivistë nëse shkolla nuk i mirëpret dhe trajton. Për këto arsye në ambientet  e “Grand Hotel” në qytetin e Korcës  është organizuar takimi "Për implementimin e praktikave më të mira në funksion të aplikimit të metodave orientuese dhe arsimore sa më të përshatshme, si dhe të formimit profesional për të miturit në mbikëqyrje".

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës z.Ilir Qafa ka kërkuar vendosjen e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes sistemit të drejtësisë, shkollës dhe komunitetit me qëllim reduktimin e recidivizmit tek të rinjtë që janë në mbikëqyrje për të ndikuar kështu në uljen e kriminalitetit në vend.

Meqënëse cdo Drejtori Rajonale Arsimore ose Zyrë Arsimore ka në organikë njësinë e shërbimit psiko-social, drejtuesi i së cilës ka për detyrë të komunikojë rregullisht me organizma qeveritare dhe joqeveritare për rastet e fëmijëve në rrezik dhe me vështirësi sociale dhe ekonomike (pika d, neni 45, DN), shërbimi i provës kërkon vendosjen e menjëhershme të këtij komunikimi. Psikologu shkollor duhet të trajtojë të miturin e dënuar në provë dhe të raportojë te drejtuesi i njësisë lidhur me ecurinë e trajtimit të të miturit në provë, sjelljen e tij në shkollë dhe cdo gjë tjetër që mund të vlejë në interesin më të lartë të fëmijës deri në përfundim të periudhës së mbikëqyrjes. 

Drejtori i Drejtorisë Rajonale Arsimore Korcë Kristaq Grabocka, u shpreh se problemi i integrimit dhe trajtimit të nxënësve në nevojë është konstatuar nga ana e tij. Ai pranoi se shërbimi psiko-social nuk ka funksionuar sic duhet, dhe tashmë përmes bashkëpunimit me Shërbimin e Provës, këta nxënës do të marrin shërbimin maksimal me qëllim rehabilitimin e tyre. Nisma gjeti përkrahje dhe vlerësim edhe nga nënkryetari i Bashkisë Korcë, z.Stefan Gërmenji, i cili ofroi bashkëpunimin e tij për vazhdimësinë e kësaj praktike të dobishme për të rinjtë dhe komunitetin. 

Në kuadër të kësaj nisme, u zhvillua një vizitë në Drejtorinë Rajonale të Formimit Profesional Publik. Takimi ka patur në qendër të tij bashkëpunimin midis dy institucioneve për të plotësuar nevojat e të dënuarve për të marrë edukim profesional, me qëllim kapërcimin e vështirësive për riintegrimin e tyre në shoqëri.

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës, Z.Ilir Qafa, -Ndërkohë që të rinjtë në konflikt me ligjin vuajnë dënimin alternativ, lind nevoja për tu siguruar atyre mundësi për të mësuar aftësi që mund ti ndihmojnë të rriten si qytetarë produktivë. Një nga mënyrat për të bërë këtë është tu ofrojmë trainim dhe punësim duke i ndihmuar të integrohen në shoqëri e të kenë më pak mundësi ti kthehen rrugës së krimit. Kjo është një sfidë ndaj të gjithëve ne, në kuadër të bashkëpunimit, specifikisht mes qendrave dhe shkollave të formimit profesional publike dhe jopublike dhe Shërbimit të Provës.

 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net
All CMS Templates - Click Here