UK Bookmakers

"Implementimi i praktikave më të mira" - Vazhdon projekti me drejtorinë arsimore Berat

 

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës  me mbështetjen e prezencës së OSBE në Shqipëri, nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Drejtorinë Arsimore Rajonale Berat, në kuadër të projektit “Për implementimin e praktikave më të mira”. Në qëndër të projektit është ri-integrimi në komunitet i të rinjve të dënuar, përmes mbikëqyrjes nga Shërbimi i Provës dhe edukimit shkollor. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, z.Ilir Qafa theksoi në fjalën e tij rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve për rehabilitimin e të miturve gjatë periudhës së provës. Ai vuri në dukje rolin e rëndësishëm të integrimit të planit individual të trajtimit me këshillimin psikologjik shkollor. Gjithashtu z.Qafa u shpreh për rëndësinë e trajnimit dhe punësimit të të dënuarve për të ndikuar kështu në parandalimin e recedivizmit. Sipas tij, kjo është një sfidë ndaj të gjithëve, në kuadër të bashkëpunimit, specifikisht mes qendrave dhe shkollave të formimit profesional publike dhe jopublike dhe Shërbimit të Provës. Ndërsa përfaqësuesja e OSBE, znj.Fiorentina Hazisi, foli për rëndësinë e rolit të komunitetit dhe shkollës në marrëdhëniet me të miturit në konflikt me ligjin. Ajo shfaqi mbështetjen e OSBE edhe në të ardhmen gjatë rrugës së konsolidimit të institucionit të Shërbimit të Provës në Shqipëri.

 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net
All CMS Templates - Click Here