UK Bookmakers

Lancimi i hartës së qëndrave pritëse së zbatimit të punës në interes publik për të miturit në Shqipëri.

 

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës me mbështetjen e UNICEF, lancoi në 29 tetor 2014 Hartat e Google të hartuara për zyrat vendore të Shërbimit të Provës në Shqipëri, të cilat do të ndihmojnë për të menaxhuar në mënyrë më efektive integrimin e të miturve në konflikt me ligjin të cilët kanë marrë dënimin alternativ “punë në interes publik” duke mundësuar në të njëjtën kohë edhe një mjedis të sigurt për qytetarët.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës z.Ilir Qafa u shpreh se falë teknologjisë moderne tashmë ka mënyra inovative për menaxhimin e rasteve për shkelësit e ligjit, të cilat në të kaluarën kanë qenë të pamundura. Në Shqipëri, aktualisht numërohen 22 zyra vendore të shërbimit të provës nga 12 që ishin 1 vit më parë. Statistikat flasin për një numër në rritje të të miturve në mbikëqyrje, nga 109  të dënuar në 2009 kanë arritur në rreth 300 në 2014. Menaxhimi i rasteve të tyre përbën një sfidë për zyrat e shërbimit të provës – prandaj prezantimi i kesaj teknologjie  moderne përbën një domosdoshmëri.

Duke filluar që sot, çdo specialist i zyrave të shërbimit të provës mund të aksesojë ne hartë të gjitha qendrat pritëse të identifikuara me mbështetjen e UNICEF, si vënde ku mund të referohen rastet e shkelësve të mitur. Përfaqësuesja e UNICEF në Shqipëri, shpjegoi se janë identifikuar dhe vlerësuar si qendra të përshtatshme për pritjen e të miturve në konflikt me ligjin 68 për 12 qarqe të vendit. Kapaciteti i tyre është vlerësuar deri në 563 persona. Duke u nisur nga nevojat e identifikuara të të miturit, vendbanimi, gjendja sociale ekonomike specialisti i shërbimit të provës mund të identifikojë në hartë qendrën më të përshtatshme për të miturin, i cili përmes punës mund të riintegrohet në komunitet. Në hartën e prezantuar sot është e mundur të gjendet përshkrimi i qendrës dhe kontaktet përkatëse, dhe kjo hartë mund të aksesohet prej kujtdo që ka interes.

Përvoja në botë tregon se, hartat google (Google Maps) kanë ndihmuar paraprakisht në menaxhimin e rasteve të ndryshme dhe kane ofruar ne mënyrë të konsiderueshme sherbime dhe bashkëpunim më të mirë mes zyrave të shërbimit të provës.

Hartat e Google (google Maps), do të ndihmojnë vendin në rritjen e efikasitetit dhe do të përmirësojnë bashkëpunimin ndërmjet gjykatave, njësive vendore dhe shërbimit të provës. Më e rëndësishmja, me aplikimin e këtij sistemi, do të rritet siguria dhe mbrojtja e qytetarëve dhe do të sigurohet një mundësi akoma më e mirë për shkelësit e ligjit për të arritur ndryshime positive për jetën e tyre.

 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net
All CMS Templates - Click Here