UK Bookmakers

"Forcimi i bashkëpunimit me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve".

 

Sot më datë 04.12.2014, ora 11:00, në sallën kryesore të Ministrisë së Drejtësisë, u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Provës.

Në këtë ceremoni morën Kryetari i Prezencës se OSBE-se në Shqipëri, Ambasador Florian Raunig, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Artur Zoto si dhe  Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, z. Ilir Qafa.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin gjithashtu dhe Drejtorët e  IEVP-ve dhe Drejtorët e Zyrave Vendore të Shërbimit të Provës.

Në këtë ceremoni folësit theksuan vizionin e ri që ka  Qeveria dhe Ministria e Drejtësisë për organizimin dhe funksionimin e institucioneve të vuajtjes së dënimit, si për përmirësimin e standardeve të të drejtave të të dënuarve, rritjen e sigurisë, dhe të bashkëpunimit me shoqërinë civile.

U theksua gjithashtu që:

- Shërbimi i Provës si një institucion ligjzbatues në përbërje të Ministrisë së Drejtësisë i  krijuar në vitin 2009, gjatë kësaj periudhe  ka mbikëqyrur mbi 12000 shtetas të dënuar me dënime alternative.

-Në interes të zbatimit të dënimeve alternative shërbimi i provës ka krijuar marrëdhënie bashkëpunimi me  shumë institucione shtetërore dhe shoqërinë civile për të rritur efektivitetin e shërbimit të provës për mbikëqyrjen në komunitet dhe asistimin social të të dënuarve me dënime alternative. Në këtë kuadër  ka një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe  Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Provës  që prej vitit 2009 me DPB. Kjo marrëveshje  e  kryesisht ka konsistuar në krijimin e hapësirave dhe të kushteve që specialistët e shërbimit të provës të intervistojnë të dënuarit që aplikojnë për  lirim me kusht dhe përgatitjen e raporteve të  vlerësimit me kërkesë të gjykatave penale të rretheve gjyqësore.

-Njohja me përvojat ndërkombëtare si dhe domosdoshmëria e zbatimit të rekomandimeve të dhëna nga Këshilli i Evropës për Shërbimin e Provës shtruan si domosdoshmëri  ridimensionimin e veprimtarisë së Shërbimit të Provës brenda sistemit të burgjeve e cila u finalizua sot me nënshkrimin e marrëveshjes së re ndërmjet dy institucioneve respektove.

-Marrëveshja e re si pjesë e vizionit të ri të Ministrisë së Drejtësisë dhe reformave në drejtësi  synon që bashkëpunimi  ndërmjet dy Institucioneve të synojë një respektim sa më të mirë të të drejtave të njeriut.

Risitë që sjell  nënshkrimi i kësaj marrëveshje janë

Së pari:

      - Informimi  i të dënuarve pranë I.E.V.P-ve, mbi misionin dhe rolin e shërbimit të provës në jetën e tyre, nëpërmjet takimeve, tryezave të diskutimit me specialistët e ZVSHP dhe të burgosurve si dhe nëpërmjet shpërndarjes  së materialeve informuese(fletëpalosje )

Së dyti:

          -  Shërbimi i provës në bashkëpunim me DPB do të hartojnë programe trajtimi për të dënuarit që janë në prag lirimi,

Së treti:

    - Komunikimi pas lirimit, ose e quajtur ndryshe “shërbimi pas lirimit”, është një përkujdesje e mëtejshme që nënkupton procesin e riintegrimit vullnetar të personit të dënuar pas lirimit përfundimtar të tij në komunitet në mënyrë konstruktive, të planifikuar dhe të mbikëqyrur nga Shërbimi i Provës.

Këto risi të finalizuara në këtë marrëveshje bashkëpunimi  në një të ardhme do të shprehen dhe në akte normative në zbatim të instrumenteve dhe standardeve të tjera përkatëse ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Në fjalën e tij Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të provës informoi të pranishmit së në kuadër të kësaj marrëveshje sot në 6 institucione të IEVP-ve specialistët e këtij shërbimi kanë shpërndarë fletë palosje mbi “ Dënimet alternative dhe roli i Shërbimit të Provës.

 Fjala e plotë e z. Ilir Qafa, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, mbajtur me këtë rast:

Pas më shumë se pesë vjetësh funksionimi Shërbimi i Provës konsiderohet me të drejtë si një prej institucioneve ligj-zbatuese me ndikim  të rëndësishëm në rritjen e sigurisë në komunitet. 

Për vitin 2014 është arritur një objektiv shumë i rëndësishëm që ka të bëjë me zgjerimin e këtij institucioni dhe kapilarizimin e shërbimit që ofron në të gjithë territorin.

Kështu hapja e dhjetë zyrave vendore që së bashku me dymbëdhjetë ekzistueset bën të mundur funksionimin e zyrave të shërbimit të provës pranë cdo rrethi  gjyqësor.

Rritja sasiore e burimeve njerëzore të këtij institucioni është shoqëruar me trajnime të vazhdueshme dhe të orientuara drejt përditësimit të njohurive për një sërë procesesh që realizohen prej specialistëve të Shërbimit të Provës.

Rritja e kapaciteteve profesionale përgjatë 2014 është e konsiderueshme dhe e vlerësuar nga operatorët e sistemit të drejtësisë me të cilët bashkëpunon ky institucion në zbatimin e masave alternative.

Shërbimi i Provës  është gjithmonë e më tepër i orientuar drejt përmbushjes dhe realizimit të veprimtarie  që synon reintegrimin social të të dënuarve me masa alternative si dhe  zhvillimin e ndjenjës së  përgjegjësisë  ndaj komunitetit dhe të dëmtuarve prej veprave antisociale.

Në këtë drejtim, është rritur bashkëpunimi me shkollat profesionale për të siguruar një formim profesional për të gjithë personat që e vlerësojnë si të rëndësishëm për të ardhmen e tyre.

Është rritur bashkëpunimi në përmbushjen e masave në komunitet dhe kryesisht ato të punës në interes publik duke ndërgjegjësuar të dënuarit se impenjimi i tyre në përmbushjen e detyrave të ndryshme si për shembull pranë spitaleve, qendrave pritëse për të moshuarit, shtëpive të fëmijës, përmirëson vetëvlerësimin e tyre nga njëra anë dhe vlerësimin e komunitetit njëkohësisht për efikasitetin e masave alternative.

Është rritur implementimi i praktikave të drejtësisë restauruese e cila synon pajtimin midis autorit të veprës penale dhe viktimës së tij dhe për këtë qëllim është bashkëpunuar ngushtësisht edhe me organizatat jo fitimprurëse që operojnë në territor.

Përgjatë vitit 2014 vëmendje i është kushtuar gjithashtu përmirësimit të kuadrit normative që rregullon veprimtarinë e Shërbimit të Provës.

Kështu është hartuar një paketë ligjore e posaçme në fazë konsultimi me palët e interesit, e cila synon plotësimin e mangësive të deritanishme dhe përmirësimin e të gjitha aspekteve që kanë rezultuar problematike.

Është hartuar një ligj i posaçëm për Shërbimin e Provës për të përmbushur kështu një detyrim që buron prej instrumenteve ndërkombëtare ku janë parashikuar edhe detyrave për punonjësit e Shërbimit të Provës pikërisht në respektim të standardeve të përcaktuara në Rekomandimet e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Bashkëpunimi i frytshëm i deritanishëm me administratën e burgjeve ka qenë i orientuar vetëm drejt realizimit të procedurave që lidhen me vlerësimin e të dënuarve të cilët kërkojnë lirim me kusht nga gjykata.

Për realizimin e kësaj detyre në mënyrë më profesionale është parashikuar në marrëveshjen që nënshkruajmë sot, detyrimi për stafin e të dyja institucioneve jo vetëm për vënien në dispozicion të informacionit të administruar për shkak të detyrës por edhe shkëmbimi i opinioneve të përbashkëta dhe i opinioneve përkatëse me qëllim vlerësimin sa më profesional të cdo rasti.

Marrëveshja e sotme krijon bazën ligjore edhe për përmbushjen e standardeve evropiane para hyrjes në fuqi të ligjit për Shërbimin e Provës.

Kështu, punonjësit e Shërbimit të Provës do të angazhohen në procesin transitor të kalimit nga të jetuarit në institucionet e vuajtjes së dënimit në të jetuarit në komunitet.

Për këtë qëllim synohet instaurimi i marrëdhënieve të vazhdueshme me administratën e burgjeve, familjarët e të dënuarve, komunitetin dhe njësitë e pushtetit vendor dhe çdo institucioni tjetër që ka një rol në procesion e reintegrimit të të dënuarve.

Në funksion të këtij qëllimi është parashikuar edhe risia tjetër e marrëveshjes që nënshkruajmë sot. Kështu punonjësit e Shërbimit të Provës do të jetë të angazhuar në informimin e të dënuarve pranë IEVP-ve, mbi misionin dhe rolin e shërbimit të provës në jetën e tyre, nëpërmjet takimeve, tryezave të diskutimit me specialistët e ZVSHP dhe të burgosurve si dhe nëpërmjet shpërndarjes  së materialeve informuese.

Risi tjetër e marrëveshjes do të jetë përfshirja e specialistëve të Shërbimit të Provës në hartimin e programeve të trajtimit për të dënuarit që janë në prag lirimi.

Risi tjetër e marrëveshjes do të jetë angazhimi në sigurimin e komunikimit me të dënuarit  pas lirimit, i quajtur ndryshe “shërbimi pas lirimit”. Ky shërbim konsiston në  një përkujdesje e mëtejshme që nënkupton procesin e riintegrimit vullnetar në komunitet në mënyrë konstruktive dhe të planifikuar dhe të mbikëqyrur nga Shërbimi i Provës.

 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net
All CMS Templates - Click Here