UK Bookmakers

Shpallet faza e dytë e aplikimeve për praktikë në administratën publike

 

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka shpallur thirrjen e dytë për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në administratën shtetërore dhe institucionet e tjera publike.  Në këtë program ftohen të aplikojnë të rinj profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç, nga Shqipëria dhe Diaspora, të cilët kanë mbaruar minimalisht ciklin e parë të studimeve bachelor.

 

Qëllimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e  aftësive profesionale, akademike, personale dhe njohja me administratën publike. Zhvillimi i praktikës së punës është pa pagesë, megjithatë periudha e praktikës së punës do të njihet si përvojë pune gjatë rekrutimit në institucionet e administratës publike.

 

Aplikimi kryhet në faqen http://praktika.sociale.gov.al/

 

Fituesit do të lajmërohen nëpërmjet adresës elektronike nga institucionet përkatëse.

 

Kohëzgjatja e programit: Qershor – Gusht 2016

Lançimi i thirrjes: 25 Prill 2016 

Thirrja mbyllet: 15 Maj 2016

Përzgjedhja: 15- 25 Maj 2016

Shpallja: 26 Maj 2016

Fillimi i praktikës: 1 Qershor 2016

 

Gjeni më poshtë Vendimin e Këshillit të Ministrave “Për miratimin e programit kombëtar të praktikave të punës në administratën shtetërore dhe institucionet e tjera publike”.

 

VENDIM NR. 395 29.4.2015

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net
All CMS Templates - Click Here