UK Bookmakers

TAKIMI DURRËS

 

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës me mbështetjen e OSBE organizoi më datë 15.03.2016 një takim të përbashkët në qytetin e Durrësit me punonjës të Shërbimit të Provës, prokurorë dhe gjyqtarë të rrethit të Tiranës, Durrësit, Beratit dhe Elbasanit. Në këtë takim morën pjesë dhe Ministri i Drejtësisë z.Ylli Manjani, Kryetari i Prezences së OSBE në Shqipëri z. Florian Raunning dhe Prokurori i Përgjithshëm z. Adriatik Llalla. Fokus i këtij takimi ishte ndërgjegjësimi  i operatorëve të sistemit të drejtësisë  penale mbi rëndësinë e masave alternative të dënimit me burgim dhe aplikimin më të zgjeruar të tyre.  

Në fjalën e tij të hapjes, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, z.Ilir Qafa theksoi se masat alternative të dënimit kanë ardhur në rritje përgjatë viteve të fundit , duke ndikuar në këtë mënyrë pozitivisht në kështu në rritjen e sigurisë së komuninitetit nëpërmjet  riintegrimit në shoqëri të shkelësve të ligjit dhe uljes së recidivizmit.  Nga ana tjetër, Ministri i Drejtësisë z.Ylli Manjani, nënvizoi rëndësinë që ka shfrytëzimi i sistemit të dënimeve alternative nga sistemi gjyqësor vecanërisht për kategori të caktuara si të mitur, të rinj, gra apo persona që kriminalizohen për shkak të politikës së ashpër penale, sistem dënimesh ky që mundëson jo vetëm ndjekjen në vazhdimësi të aktiviteteve sociale, arsimore e profesionale të mëparshme të të dënuarve, por dhe inkurajimin e këtyre aktiviteteve me qëllim riintegrimin e shpejtë në shoqëri të të dënuarve . Në fjalën e tij, z.Ylli Manjani vuri në dukje gjithashtu  se një ligj i posacëm për Shërbimin e Provës pritet të kalojë në parlament, miratimi i të cilit do rrisë qëndrueshmërinë dhe efektivitetin e funksionimit të këtij shërbimi.

Në fjalën e tyre, Prokurori i Përgjithshëm z. Adriatik Llalla dhe Kryetari i Prezencës së OSBE në Shqipëri z. Florian Raunning, inkurajuan gjithashtu rritjen e përdorimit të masave alternative të dënimit nga prokuroritë dhe gjykatat si mekanizma përmes të cilave jo vetëm shmanget mbipopullimi aktual dhe i panevojshëm në burgje, por përmes të cilave mundësohet gjithashtu dhe ulja e shkallës së përsëritjes së veprave penale.

Në këtë takim, punonjës të Shërbimit të Provës, prokurorë e gjyqtarë  diskutuan mbi përmirësimin e procedurave dhe të bashkëpunimit me qëllim rritjen e zbatueshmërisë së masave alternative të dënimit.

 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net
All CMS Templates - Click Here