UK Bookmakers

Takim ndërgjegjësues me aktorë të drejtësisë dhe shoqërisë civile

 

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës, në bashkëpunim me OSBE, më datë 22 Shkurt 2017 organizoi  pranë mjediseve të Ministrisë së Drejtësisë, aktivitetin ndërgjegjësues me aktorë të sistemit të drejtësisë dhe shoqërisë civile mbi rolin dhe forcimin e Shërbimit të Provës.

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, z.Ilir Qafa theksoi se veprat penale përfaqësojnë një fenomen kompleks që si të tilla kërkojnë metoda të kujdesshme të trajtimit të tyre.Ndër të tjera, falë mbështetjes dhe të OSBE në Shqipëri, z. Ilir Qafa, vuri në dukje rolin aktiv që ka luajtur ndër vite Shërbimi i Provës në mbështetje të ndryshimeve ligjore të tilla që të mundësonin bashkëpunimin më të fortë me prokuroritë, gjykatat dhe aktorët e shoqërisë civile sa kohë që ky institucion me qëllim parësor atë të riedukimit dhe rehabilitimit të të dënuarve nuk mund të kuptohet pa koordinimin e përpjekjeve të të gjithë aktorëve në këtë drejtim. “Përditësimi i praktikave të punës së Shërbimit të Provës, u shpreh ai , është element kyç për garantimin e cilësisë së adresimit të nevojave kriminogjene të të dënuarve”.

Nga ana tjetër, në fjalën e tij, Ministri i Drejtësisë, z.Petrit Vasili theksoi rëndësinë e këtij shëbimi si një hallkë e sistemit të drejtësisë penale që ofron një drejtim të ri larg qëndrimit të ashpër dhe jo porporcional të dënimeve. Ministri i Drejtësisë, krahas vlerësimeve për mbështetjen dhe kontributin që ka dhënë OSBE në rritjen e efektivitetit të Shërbimit të Provës, duke u bazuar në shifra e fakte mbi të dënuarit me masa alternative, evidentoi rolin që ky insitucion ka si në uljen e mbipopullimit në burgje, ashtu dhe në riintegrimin më të lehtë të të dënuarve në shoqëri, reduktimit të përjashtimit e fragmentarizimit social dhe sigurisë së shtuar publike. Ndër të tjera, Ministri Vasili  vlerësoi  punonjësit e Shërbimit të Provës, duke iu referuar raportit joporporcional mes punonjësve dhe të dënuarve në mbikëqyrje, ndërkohë që shprehu ndërmarrjen e nismave në të ardhmen për zgjerimin më tej të mundësisë, financimit dhe forcimit të zyrave të Shërbimit të Provës.

Ambasadori i OSBE në Shqipëri, z. Bernd Borchardt theksoi në fjalën e tij se OSBE është një partner i qëndrueshëm i sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Asistenca koherente që OSBE ka dhënë për Shërbimin e Provës ka për qëllim jo vetëm reformimin e mënyrave të adresimit të problematikave specifike të lidhur me mbipopullimin në burgje, shkurtimit të fazave të hetimit dhe paraburgimit, por gjithashtu reformimit në tërësi të sistemit të drejtësisë në funksion të rritjes së besimit të komunitetit tek ky sistem, përmirësimit të respektimit të të drejtave të njeriut dhe një orientimi të ri e më pak ndëshkues të sistemit të drejtësisë penale shqiptare. Në fjalën e tij, ambasadori i OSBE, z.Borchardt, shprehu gjithashtu nevojën e promovimit të mëtejshëm të masave alternative të dënimit si masa që kombinojnë komponentët e ndëshkimit dhe të rehabilitimit duke patur kështu premisa më të mëdha efektivitshmërie. Aplikimi i këtyre masave për rastet e mbikëqyrjes elektronike ashtu sikurse dhe për përballjen me veprat e terrorizmit , u shpreh mes të tjerash, z.Borchardt, duhen parë me prioritet e promovuar më shumë në të ardhmen.

Takimi u organizua në kuadër të nismave ndërgjegjësuese dhe informuese të ndërmarra nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës, me mbështetjen e OSBE me qëllim shtimin e aplikueshmërisë së masave alternative të dënimit, rritjes së efektivitetit të zbatueshmërisë së tyre dhe kontributit në shtimin e besimit mbi drejtësinë e perceptimit për sigurinë publike në vend.

 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net
All CMS Templates - Click Here