UK Bookmakers

Trajnim në Korçë OSBE dhe Shërbimi Provës me aktorë të drejtësisë

 

Me mbështetjen e OSBE dhe në bashkëpunimin me Shkollën e Magistraturës, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës organizoi në Korcë në korrik 2015  aktivitetin trajnues me gjyqtarë e prokurorë të këtij rrethi gjyqësor. Fokus i këtij eventi ishte rritja e ndërgjegjësimit të gjyqtarëve e prokurorëve mbi rëndësinë dhe perspektivat që rritja e dhënies së vendimeve gjyqësore me masa alternative të dënimit ka për vetë të dënuarin, familjen e tij dhe komunitetin e sigurinë publike në përgjithësi.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, z.Ilir Qafa, duke vlerësuar në mënyrë të vecantë mbështetjen e vazhdueshme të prezencës së OSBE për fuqizimin e rolit të Shërbimit të Provës në sistemin e drejtësisë penale, u ndal në vecanti në argumentimin e impaktit që ka patur instuticioni i Shërbimit të Provës që nga koha e themelimit në shtimin e sigurisë publike, uljen e recidivizmit dhe në promovimin e vlerave të një drejtësie më miqësore për qytetarët duke argumentuar këto me shifra dhe fakte.

Nga ana tjetër, ekspertë të shkollës së Magistraturës u ndalën në informimin e pjesëmarrësve mbi teoritë dhe praktikat ekzistuese të implementimin të masave alternative të dënimit dhe në diskutimin me të pranishmit të problematikave konkrete të këtij procesi.

Gjyqtarë e prokurorë diskutuan mbi mënyrat e ardhshme të forcimit të bashkëpunimit me Shërbimin e Provës në funksion të procesit të përafrimit të drejtësisë penale shqiptare me standartet europiane.

 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net
All CMS Templates - Click Here