UK Bookmakers

Takim me psikologë të shkollave në Tiranë, OSBE dhe Shërbimi Provës

 

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës, në bashkëpunim me prezencës e OSBE, mbajti në Tiranë në dhjetor 2015, takimin informues dhe sensibilizues me psikologë të shkollave mbi rolin që këta të fundit kanë si aktorë të rëndësishëm mbështetës të Shërbimit të Provës gjatë  mbikëqyrjes së të miturve me dënime alternative që vijojnë procesin arsimor.

Në takim u diskutuan ide mbi unifikimin e disa prej modaliteteve të vlerësimit, monitorimit dhe edukimit të të miturve me masa alternative të dënimit mes psikologëve të shkollave dhe oficerëve të Shërbimit të Provës ashtu sikurse dhe për një bashkëpunim të shtuar mes palëve.

Gjithashtu, në takim pjesëmarrësit dakortësuan mbi nevojën e realizimit të aktiviteteve të përbashkëta edukuese për të miturit  si dhe cështje të etikës e konfidencialitetit për këtë target grup të dënuarish me qëllim shmangien e stigmatizimit të tyre në shoqëri dhe riintegrimin gradual e të suksesshëm të tyre.

 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net
All CMS Templates - Click Here