UK Bookmakers

Takim në Vlorë OSBE, Shkolla e Magistraturës, Shërbimi i Provës, GJYQTARË E PROKURORË

 

Në datat 13-14 qershor 2016, në vijimësi të projektit për rritjen e përdorimit të masave alternative të dënimit, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës në bashkëpunim me OSBE dhe ekspertë të Shkollës së Magistraturës organizoi veprimtarinë trajnuese të prokurorëve e gjyqtarëve të Vlorës mbi rëndësinë dhe rolin e vënies në provë të të dënuarve si masë alternative e dënimit.

Gjatë takimit u përcoll mesazhi i aplikimit më të lartë në të ardhmen të masave alternative të dënimit si një instrument i fuqishëm i mbështetjes së riintegrimit në shoqëri të të dënuarve. Ndër të tjera, u theksua ideja e nevojës për t’u shkëputur nga sistemi i mëparshëm penitenciar i karakterizuar nga ashpërsia e dënimeve dhe perspektivat e varfra të rehabilitimit të të dënuarve pas përfundimit të dënimit.

Gjatë takimit gjyqtarë e prokurorë diskutuan me organizatorët problematika të ndryshme mbi zbatueshmërinë e masave alternative të dënimit, problematika këto me të cilat përballet aktualisht sistemi i drejtësisë penale në Shqipëri duke gjeneruar dhe opsione të mundshme për përmirësimin e tyre në të ardhmen. 

 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net
All CMS Templates - Click Here