UK Bookmakers

Takim në Korçë me aktorët e drejtësisë mbi masat alternative të dënimit

 

Me mbështetjen e OSBE dhe në bashkëpunimin me Shkollën e Magistraturës, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës organizoi në Korcë në nëntor 2016  aktivitetin trajnues me gjyqtarë e prokurorë të këtij rrethi gjyqësor. Ky aktivitet u organizua si pjesë e një procesi trajnimesh të mëparshme me të njëjtët aktorë me synim informimin në vazhdimësi mbi standartet dhe praktikat e drejtësisë alternative dhe format e adaptimit të implementimit të tyre gjatë fazave të hetimit dhe gjykimit të të dënuarve.

Përfaqësuesi i prezencës së OSBE në Shqipëri, z.Bernd Borchardt theksoi ndër të tjera se deprivimi i individëve nga liria duhet aplikuar vetem si masë e fundit e dënimit dhe vetëm kur pasojat e veprave penale justifikojnë një masë ë tillë. Kjo frymë, sipas ambasadorit të OSBE, z. Borchardt, është në përputhje me rekomandimet e dhëna nga ky organizëm mbi rritjen e masave alternative të dënimit.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, z. Ilir Qafa, solli në vëmendjen e pjesëmarrësve progresin e bërë në drejtim të shtimit ndër vite të dënimeve alternative, duke nënvizuar gjithashtu, rolin jetik që ka bashkëpunimi i këtij institucioni me prokuroritë e gjykatat për forcimin e kësaj hallke të sistemit të drejtësisë penale.

 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net
All CMS Templates - Click Here