UK Bookmakers

Takim sensibilizues mbi dënimet alternative në Gjirokastër

 

Në kuadër të bashkëpunimit disa vjeçar të Shërbimin e Provës me prezencën e OSBE në Shqipëri, mbi sensibilizimin e aktorëve të drejtësisë penale për rëndësinë e masave alternative të dënimit, më 30 shtator 2016 u mbajt në Gjirokastër aktiviteti trajnues me gjyqtarë e prokoruroë të këtij rrethi gjyqësor. Të pranishëm në panel ishin përfaqësuesi i prezencës së OSBE në Shqipëri , z. Robert Wilton, përfaqësuesja e Prokurorisë së Përgjithshme, znj. Fjorida Ballauri, përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë, z. Arben Isaraj dhe z.Ilir Qafa Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës.  

Përfaqësuesi i OSBE, z. Wilton, theksoi se OSBE ka mbështetur Shërbimin e Provës që në kohën e themelimit të tij si institucion dhe ka krijuar tashmë një praktikë të mirë bashkëpunimi me këtë institucion duke siguruar për një mbështjetje të mëtejshme nga ana e këtij organizmi me qëllim fuqizimin e këtij institucioni si përmes ngritjes së kapaciteteve ashtu dhe teknikës legjislative për krijimin e praktikave më të mira të zbatimit të masave alternative të dënimit.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, z.Qafa, duke vlerësuar kontributin e OSBE në këtë fushë u ndal në rolin që ka informimi i vazhdueshëm mbi rolin e Shërbimit të Provës dhe përmirësimi i praktikave të bashkëpunimit me prokurorinë e gjykatat përmes krijimit të hapësirave më të mëdha për punonjësit e shërbimit të provës gjatë fazave të hetimit dhe gjykimit. Po kështu, përfaqësuesja e Prokurorisë së Përgjithshme, znj. Fjorida Ballauri  bëri të ditur për të pranishmit se nga viti në vit ka patur një rritje të dënimeve alternative, duke i vlerësuar këto masa dënimi si një instrument të rëndësishëm në dhënien e drejtësisë me qëllim final atë të riintegrimit të plotë në shoqëri të të dënuarve. Nga ana e tij, përfaqësuesi i Minstrisë së Drejtësisë theksoi se politika penale duhet të orientohet më shumë tek parandalimi dhe në këtë kontekst Shërbimi i Provës përfaqëson një prej institucioneve më të rëndësishme që merr këtë rol. 

 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net
All CMS Templates - Click Here