UK Bookmakers

"Trajnim mbi dhunën në familje"

 

Në datat 7 - 8 dhjetor 2017 , specialistët e Shërbimit të Provës morën pjesë në  modulin e parë të trajnimit kombëtar mbi punën me autorët e dhunës në familje me temë “Komunikimi me një dhunues”  organizuar nga Linja e Këshillimit për Djem dhe Burra në Tiranë dhe organizata “ Gruaja tek Gruaja”. Ky trajnim kishte në bazë të tij aftësimin e punonjësve që ofrojnë shërbime publike dhe që janë në kontakte me dhunuesit, vecanërisht me ushtruesit e dhunës në familje. Punonjësit e Shërbimit të Provës diskutuan me ekspertët mbi situatat dhe shkaqet e ushtrimit të dhunës me bazë gjinore, mbi aftësitë për identifikimin dhe analizimin e profilit të një dhunuesi në kontekstin shqiptar, komunikimit me një dhunues, teknikat e këshillimit të një dhunuesi dhe sfidat e dala gjatë këtij procesi.

Trajnimi u realizua në kuadër të objektivave të Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore dhe parashikimeve ligjore mbi Masat kundër Dhunës në Marrëdhëniet Familjare. Ky trajnim është pjesë e një procesi trajnimi në vijimësi të ofruesve të shërbimeve për dhunuesit dhe aktorëve të tjerë publikë me qëllim krijimn e një rrjeti profesionistësh në fushën e këshillimit dhe trajtimit të dhunuesve.

 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net
All CMS Templates - Click Here