Shërbimi i Provës, pjesë e nismës “ Pastrojmë Shqipërinë që duam”
Në datat 15-16/12/ 2017, administrata e zyrës vendore të Shërbimit të Provës Berat mori pjesë në nismën “Pastrojmë Shqipërinë që duam”, organizuar nga prefektura e qarkut Berat dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Krahas punonjësve të Shërbimit të Provës, në këtë nismë morën pjesë në mënyrë vullnetare edhe të dënuar me masa alternative të dënimit me burgim. Qëllimi i kësaj nisme ishte nxitja e përfshirjes qytetare dhe sensibilizimi i komunitetit mbi rëndësinë e pastrimit dhe mbajtjes pastër të qytetit.