Vizitë e Komisionit për Sigurinë Kombëtare
Në datën 31 Janar 2018 anëtaret e Komisionit për Sigurinë Kombëtare zhvilluan një vizitë pune në Drejtorinë e Përgjithshme të Shëbrimit të Provës. Në këtë vizitë, Drejtori i Përgjithshëm, i komanduar, i Shërbimit të Provës, z.Engjëll Hysi prezantoi anëtarët e komisionit me çështjet kryesore të funksionimit të Shërbimit të Provës të lidhura me misionin dhe veprimtarinë e këtij institucioni, organikën, institucionet e varësisë, infrastrukturën, buxhetin dhe çështje të kuadrit ligjor mbi të cilin funksionon Shërbimi i Provës.
Kryetarja e Komisionit për Sigurinë Kombëtare, znj.Ermonela Felaj kërkoi nga kreu i institucionit të Shërbimit të Provës paraqitjen e një përmbledhjeje zyrtare pranë komisionit parlamentar të problematikave të Shërbimit të Provës bashkë me sugjerimet për zgjidhen e tyre, me qëllim adresimin dhe zgjidhjen e tyre nga ana e Komisionit për Sigurinë Kombëtare.
Gjithashtu, gjatë kësaj vizite, anëtarët e Komisionit për Sigurinë Kombëtare u njohën me ambjentet e punës së Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Tiranë.
Ky takim, ndër të tjera, pati në fokus rritjen e angazhimit ndërinstitucional në drejtim të përmirësimit cilësor të veprimtarisë së Shërbimit të Provës të lidhur me riintegrimin e të dënuarve në shoqëri, nëpërmjet zgjidhjes së problematikave me të cilat ndeshet aktualisht ky institucion.