UK Bookmakers

Trajnim mbi "Ekstremizmin e dhunshëm që çon në terrorizëm"

 

Në datat 13, 15 dhe 16 nëntor 2018, pranë ambienteve të  “Hotel Tirana International” Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës, në bashkëpunim me Qëndrën Kombëtare Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe OSBE, si dhe mbështetjen financiare  të Kryesisë së Austrisë të OSBE-së, Qeverisë së Suedisë dhe Qeverisë Gjermane,  zhvilluan fazën e parë  e trajnimit të specialistëve të Shërbimit të Provës me temë Parandalimi dhe Lufta kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizimit që çojnë në Terrorizëm në burgje dhe Shërbimin e Provës”. Në këtë aktivitet morën pjesë 90 specialist të zyrave vendore të Shërbimit të Provës.

Trajnimi kishte për qëllim përmirësimin e aftësive profesionale të stafit, në lidhje me trajtimin e elementëve ekstremistë të dhunshëm në institucionet  e vuajtjes së dënimit, e më konkretisht Shërbimin e Provës.

Mundësia e  ballafaqimit me radikalizmin/ekstremizmin e dhunshëm në shërbimin e provës shfaq sfida të reja, që duhet të adresohen me prioritet në të gjitha procedurat dhe fazat e drejtësisë penale. Kështu që qartësimi i koncepteve, procedurave dhe standarteve, bën të mundur edhe një trajtim sa më adekuat të të dënuarve ekstremistë të dhunshëm gjatë periudhës së provës dhe pas shlyerjes së dënimit.

Trajnimi u realizua në zbatim të Strategjisë Kombëtare Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, si dhe nevojës për të parandaluar të akte të tilla, si dhe rehabilitimit me qëllim riintegrimin në komunitet të të dënuarve ekstremistë të dhunshëm.

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net
All CMS Templates - Click Here