UK Bookmakers

Shërbimi i Provës mirëpret studentët e ekselencës

 

Në kuadër të programit të punësimit të studentëve ekselentë, të cilët kanë përfunduar studimet universitare pas vitit 2017 me mesatare 9.00 deri 10.00, në platformën punetembare.gov.al, 11 vajza dhe djem kanë përzgjedhur Shërbimin e Provës dhe pozicionet e lira në këtë institucion. Pozicionet e përzgjedhura shtrihen në të gjitha rrethet në të cilat operon institucioni i Shërbimit të Provës.

Pas protestës së studentëve në dhjetor 2018, një nga pikat e Paktit për Universitetin i qeverisë ishte punësimi i studentëve me rezultate të shkëlqyera në administratën shtetërore. Kjo u pa si një mundësi për studentët më të mirë për të përfituar një përvojë pune 1 vjeçare në administratë me të drejtë konkurrimi në Departamentin e Administratës Publike pas përfundimit të kontratës. Përvoja e punës do ju shërbejë atyre si një mundësi për të shprehur dijet e tyre në praktikë, për të mësuar praktikën e profesioneve, si dhe për t’u njohur me administratën publike.

Gjatë janarit dhe shkurtit 2019, u shpallën 803 vende vakante, nga të cilat 601 pozicione në institucionet e shërbimit civil dhe 203 në institucione me kod pune. Në fund, 589 pozicione u përzgjodhën në institucionet e shërbimit civil. Gjatë aplikimeve iu dha përparësi studentëve ekselencë të cilët kanë përfunduar studimet jashtë Shqipërisë në vendet e BE/OECD, më pas studentët të cilët kanë përfunduar studimet në institucionet e arsimit të lartë publike në vendin tonë, dhe në fund studentët të cilët kanë përfunduar studimet në institucionet e arsimit të lartë private. Studentët rezultuan fitues në pozicionet sipas llojeve të diplomave të përfituara dhe më pas përzgjodhën pozicionet sipas llojit të diplomës dhe preferencës së tyre, duke u bazuar në renditjen sipas mesatares.

Në Shërbimin e Provës rezultuan fitues dhe u përzgjodhën 1 inspektor në sektorin e të miturve, 2 specialistë në sektorin e mbikëqyrjes elektronike, dhe 8 specialistë në zyrat vendore. Studentët kanë nisur tashmë punën me familjarizimin me misionin e Shërbimit të Provës, me çfarë përfaqëson ky institucion, me pozicionet specifike dhe përshkrimin e punës, dhe sigurisht me kolegët në institucion. Studentët të cilët përzgjodhën pozicionet e Shërbimit të Provës vijnë nga fusha të ndryshme studimit, përfshi këtu fushat e drejtësisë dhe të shkencave sociale, çka do t’i mundësojë këtij institucioni një ndërthurje të ideve dhe koncepteve të ndryshme të reja për ta çuar para punën e kryer në këto vite.

Studentët dhe pozicionet e përzgjedhura përkatësisht janë:

Hysi Ramaj – Specialist, Drejtoria e Mbikëqyrjes Elektronike

Almir Xhangolli – Inspektor, Sektori i të Miturve, Shërbimeve Komunitare, Lirimit me Kusht dhe Statistikave, Drejtoria e Inspektimit dhe Shërbimeve Komunitare

Fransuela Avdulla – Specialist, Drejtoria e Mbikëqyrjes Elektronike

Arlinda Lisha – Zyra Vendore e Shërbimit të Provës Krujë

Sindi Gjata – Zyra Vendore e Shërbimit të Provës Pogradec

Daron Tozaj – Zyra Vendore e Shërbimit të Provës Vlorë

Nikolin Bello – Zyra Vendore e Shërbimit të Provës Lushnjë

Stela Çepunaj – Zyra Vendore e Shërbimit të Provës Elbasan

Fjoralba Ismailaj – Zyra Vendore e Shërbimit të Provës Fier

Bela Gega – Zyra Vendore e Shërbimit të Provës Berat

Sindi Hoti – Zyra Vendore e Shërbimit të Provës Shkodër

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net
All CMS Templates - Click Here