UK Bookmakers

Tryezë këshillimi për uljen dhe parandalimin e dhunës në familje

 

Në kuadër të bashkëpunimeve të ndryshme mes Shërbimit të Provës dhe organizatave të ndryshme jofitimprurëse, në datën 16 prill 2019 u zhvillua një takim mes Shërbimit të Provës, Shërbimit të Burgjeve, dhe Linjës së Këshillimit për Djem dhe Burra. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i përmirësimit të praktikave të uljes dhe parandalimit të dhunës në familje, këshillimit të burrave dhe djemve që ushtrojnë dhunë, si dhe mbrojtjes së viktimave të dhunës.

Ky takim konsistoi në diskutimin mbi shërbimet që ofron Linja, si lidhen ato më shërbimet e provës dhe burgjeve,kuadrin ligjor shqiptar mbi dhunën në familje, si dhe marrëveshjet dhe urat e bashkëpunimit mes institucioneve dhe shoqërisë civile. Nga Shërbimi i Provës, në takim morën pjesë përfaqësues nga Drejtoria e Inspektimit, si dhe nga zyrat vendore të Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Lushnjes, Fierit, dhe Vlorës. Ekspertët psikologë dhe juristë të Linjës ofruan ekspertizën e tyre në mënyrën se si sistemi penintenciar dhe Shërbimit te Provës mund të qaset ndaj burrave dhe djemve dhunues.

 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net
All CMS Templates - Click Here