UK Bookmakers

VIZION I RI PËR SHËRBIMIN E PROVËS

 

Në vijim të vëmendjes së Ministrisë së Drejtësisë ndaj Shërbimit të Provës, pas një sërë takimesh me zyra vendore të ndryshme në Republikën e Shqipërisë, në datën 18 maj 2019 Ministrja e Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj zhvilloi një takim me Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës Tiranë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës.

Në këtë takim u diskutuan çështje të ndryshme të institucionit dhe punës së specialistëve dhe drejtorisë. Ministrja së bashku me këshilltarët dhe Drejtorin e Përgjithshëm z. Engjëll Hysi diskutuan mbi antikorrupsionin si dhe masat që do të ndërmerren për ta parandaluar dhe luftuar në mënyrë kategorike. Gjithashtu Ministrja përgëzoi punën e specialistëve dhe drejtorisë por duke inkurajuar edhe për përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë së punës.

Lidhur me përmirësimin e cilësisë së punës u diskutua dhe mbi uljen e recidivizmit. Shifrat mbi personat të cilët i përsërisin veprat penale për të cilat janë dhënë alternativa të denimit me burgim janë relativisht të ulëta por megjithatë ka ende punë për të bërë për uljen e recidivizmit dhe riintegrimin e personave me alternativa të dënimit me burgim..

Një çështje e rëndësishme ishte infrastruktura. Në disa zyra vendore ka pasur problematika të infrastrukturës së zyrave, ndaj të cilave po merren masa dhe disa zyra vendore janë sistemuar tashmë me pajisje dhe mjedise të rehatshme të cilat e përmirësojnë punën.

 Në kuadrin e drejtësisë për të mitur, u vlerësua puna e projektit në bashkëpunim me qeverinë suedeze, projekt i cili është në vazhdim dhe ku po trajnohen shumë specialistë mbi çështje të ndryshme të drejtësisë miqësore me të mirutit në kontakt me ligjin, si kodi i drejtësisë për të mitur, vlerësimi i rrezikshmërisë së ripërsëritjes së veprave penale, si dhe  ndërhyrjet e mundshme konkrete ligjore, psikologjike dhe sociale për uljen e recidivizmit dhe riintegrimit dhe rehabilitimit të të miturve në kontakt me ligjin.

 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net
All CMS Templates - Click Here