UK Bookmakers

TRAJNIM MBI INTERVISTIMIN MOTIVUES

 

Përfundon me sukses trajnimi i specialistëve të Shërbimit të Provës dhe Shërbimit të Burgjeve mbi Intervistimin Motivues si një metodë vlerësimi dhe trajtimi e të miturve në kontakt me ligjin. Trajnimi u zhvillua në kuadër të vazhdimit të programit mbi drejtësinë për të mitur në bashkëpunim me qeverinë suedeze. Trajnimi u krye nga dy eksperte suedeze, me përvojë të madhe si në trajtimin e të miturve ashtu dhe në aspektin trajnues.

Ky lloj intervistimi konsiston në zgjidhjen e dilemave që njerëzit mund të kenë mbi sjellje problematike si përdorimi i substancave, përdorimi i dhunës, etj., të cilat shpesh lidhen me sjelljet të cilat shkelin ligjin. Trajtimi i këtyre sjelljeve ul gjasat e përsëritjes së sjelljeve në shkelje të ligjit dhe rrit mundësinë e riintegrimit të të mituve në shoqëri, si dy qëllime shumë të rëndësishme të Shërbimit të Provës dhe drejtësisë miqësore ndaj të miturve.

Në trajnim morën pjesë 17 specialistë nga zyra të ndryshme vendore të Shërbimit të Provës, si Tirana, Durrësi, Elbasani, Berati, Kurbini, etj. Ky trajnim rezultoi me sukses në rritjen e kapaciteteve dhe aftësive praktike të punonjësve lidhur me trajtimin e të miturve në kontakt me ligjin.

 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net
All CMS Templates - Click Here