VLERAT NDËRKULTURORE, NDËRFETARE DHE DIVERSITETI
Në datën 14 qershor u zhvillua në qytetin e Korçës një takim me 25 persona të cilët janë nën mbikëqyrje nga Shërbimi i Provës. Në takim morën pjesë përfaqësues nga Shërbimi i Provës, Prezenca e OSBE në Shqipëri, Qendra e Koordinimit për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm, si dhe nga Fondacioni për Ndërmjetësim.
Takimi kishte disa objekte diskutimi:
- Domosdoshmëria për zbatimin e legjislacionit në parandalimin e veprave penale;
- Vlerat dhe rëndësia e dialogut ndërkulturor dhe ndërfetar për promovimin e respektit ndaj diversitetit;
- Kuptimi dhe manifestimet e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit në mjedisin shqiptar dhe më gjerë; Faktorët që influencojnë ekstremizmin e dhunshëm;
- Rrjetet sociale dhe ndikimi i tyre në nxitjen e ekstremizmit të dhunshëm tek të rinjtë; mundësitë për parandalimin e këij ndikimi.