UK Bookmakers

Shërbimi i Provës, nis kursi i gjuhes angleze për të miturit

http://sherbimiproves.gov.al/images/EVENTE/1899999.jpg

 “Projektin Pilot” për zhvillimin e kursit të gjuhës angleze mundësuar nga Shoqata Jo-fitimprurëse “The Ideas Partnership”.Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit me institucionet shtetërore dhe Organizatat Jo- firimprurëse që operojnë në Republikën e Shqipërisë, së shpejti pritet të nisë zbatimin projekti -pilot me kohëzgjatje katër mujore, i cili ka për qëllim të përfshijë në programin e tij,15 të mitur, në mbikëqyrje të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Tiranë. Për këta të mitur, do të realizohen kurse mësimi të Gjuhës Angleze dhe mësimdhënia do të ofrohet nga mësuesja e trajnuar vullnetare, Znj. Elizabeth Gowing.Gjatë prezantimit të këtij projekti në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, Zv/Ministri Idlir Peçi theksoi se drejtësisë shqiptare përmes politikave të saj duhet të synojë që t’i thotë jo të miturve në burgje.

“ T’i thëmi jo të miturve në burgje! Ky, slogan duhet të jetë udhëzuesi kryesor i punës sonë. Çdo studim lidhur me kriminologjinë, apo shkaqet që të çojnë drejt kriminoligjisë kanë si recetë kryesore largimin e të miturve nga qelitë e paraburgimit, burgut etj, pasi burgimi i tyre është receta më e mirë për t’i  përfshirë edhe këta të mitur në vorbullën e zezë të krimit ”.

Sipas z. Peçit, Ministria e Drejtësisë nëpërmjet shërbimit të provës mbështet nismën e grupeve vullnetare, të cilët kërkojnë që mendjen e të miturve ta largojnë nga krimi dhe ta adresojnë drejt dijes.

“Përgëzoj shërbimin e provës që krijon gjithnjë ura bashkëpunimi me organizata të ndryshme, për të ofruar më të mirën për shtetasit që janë pjesë e shërbimit të provës. Përgëzojmë këtë nismë e cila është ideuar nga një grup vullnetarësh, puna e të cilëve buron nga zemra dhe vlera të larta humane”, theksoi z. Peçi.Ndërkohë në fjalën e tij gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes,

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, z.Ilir Qafa bëri me dije se një nga problematikat më të ndjeshme e cila ka nevojë për t’u adresuar, është çështja e mungesës së një baze të dhënash të mirëfilltë, ku të pasqyrohet ecuria e çdo personi në periudhë mbikëqyrjeje, si dhe e personave të cilët përfundojnë periudhën e provës. 

“Pasqyrimi sa më i saktë, i cili ka munguar deri më tani ndikon në skanimin e gjendjes si dhe të informacionit për çdo person aktualisht në periudhë mbikëqyrjeje, veçanërisht për të miturit për të cilët është i domosdoshëm hartimi i politikave të trajtimit në sajë të një bashkëpunimi të harmonizuarndër-institucional. Konkluzioni i sipërcituar është akoma më aktual nëse i referohemi statistikave të administruara nga Shërbimi i Provës gjatë periudhës katër-vjecare. Kështu rezulton se për vitin 2009 kanë qenë në periudhë prove 109 të mitur, një numër ky i shumëfishuar për vitet ne vijim deri në trefishim për vitin 2013 dhe konkretisht 311 të mitur. Trendi në rritje, i cili nuk përbën aspak një lajm të mirë, parashtron nevojën për të forcuar bashkëpunimin me Organizatat Jo Fitimprurese, me synim realizimin e projekteve konkrete për trajtimin e të miturve”, u shpreh z. Qafa.


http://sherbimiproves.gov.al/images/EVENTE/1779745_.jpgNjëkohësisht z. Qafa theksoi rëndësinë e krijimit të një sistemi vlerësimi të posaçëm për të miturit mbetet një domosdoshmëri për Shërbimin e Provës.

“Vetëm nëpërmjet një vlerësimi të duhur të profilit të shkelësve, Shërbimi i Provës do të mund të pretendonte me të drejtë një vendimarrje të tillë ku të përcaktohen në mënyrë të qartë detyrimet përkatëse për çdo të mitur. Pra krijimi i një sistemi vlerësimi të posaçëm për të miturit mbetet një  domosdoshmëri për Shërbimin e Provës pasi përgjigjet që na nevojiten për hartimin e programeve individuale të trajtimit dhe më gjerë të politikave të duhura që mund të hartohen nga institucionet kompetentet do të mund t’i kemi vetëm nëse bëjmë pyetjet e përshtatshme për të vlerësuar profilin e të miturve në mbikëqyrje si dhe shkaqet apo arsyet që i kanë çuar në konflikt me ligjin apo që i pengojnë në pranimin e mbështetjes dhe të ndihmës nga Shërbimi i Provës apo nga operatorë të tjerë të përfshirë në këtë proces”, tha  Z. Qafa.

 Gjithashtu, gjatë takimit theksi u vu në intensifikimin e mëtejshëm të punës në drejtim të bashkëpunimit me operatorët e përfshirë në drejtësinë restaturuese.

 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net
All CMS Templates - Click Here