UK Bookmakers

Trajnim: "Sistemi i Vlerësimit të Rrezikshmërisë"

 

Në datat 03-04 Dhjetor, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës organizoi trajnimin mbi "Vlerësimin e Rrezikshmërisë për shkelësit e ligjit", në të cilin morën pjesë 25 punonjës të Shërbimit të Provës.

Objektiv i këtij trajnimi ishte prezantimi dhe aftësimi i punonjësve në përdorimin e Sistemit të Vlerësimit të Rrezikshmërisë, instrument ky që është implementuar në punën e Shërbimit të Provës me shkelësit e ligjit që në vitin 2011. Si një metodë e strukturuar dhe sistematike për të bërë të mundur parashikimin e sjelljeve të mundshme kriminale si dhe identifikimin e fushave të trajtimit të shkelësve të ligjit, ky instrument paraqet një vlerë të shtuar në misionin e punës së Shërbimit të Provës për ofrimin e një shërbimi në radhë të parë cilësor.

Në fjalën e hapjes së këtij trajnimi, Shefja e Departamentit të Ligjit dhe të të Drejtave të Njeriut pranë Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Fiorentina Azizi dhe Ilir Qafa, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, vlerësuan bashkërisht rëndësinë e zbatimit të praktikave të efektshme dhe inkurajuan së bashku pjesëmarrësit për zhvillimin më tej të praktikave dhe instrumenteve të përqendruara në Vlerësimin e rrezikshmërisë tek shkelësit e ligjit.

OSBE ka qëndruar në mbështetje të institucionit të Shërbimit të Provës përgjatë viteve të krijimit dhe zhvillimit të tij dhe vazhdon të mbështesë iniciativat për konsolidimin e mëtejshëm të këtij institucioni si një aktor i rëndësishëm në sistemin e drejtësisë penale në Shqipëri.

 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net
All CMS Templates - Click Here