UK Bookmakers

Tryezë e rrumbullakët me avokatët mbrojtës

 

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, zhvillon tryzën e rrumbullakët me temë “Zbatimi i dënimeve alternative dhe roli i avokatit mbrojtës”. Të ftuar në këtë tryezë ishin gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë mbrojtës, etj... Fokusi kryesor i kësaj tryeze ishte nxitja e zbatimit të metejshëm të alternativave të dënimit me burgim duke u ndalur veçanërisht në rolin e avokatit mbrojtës gjatë këtij procesi. Pjesë e kësaj tryeze ishin dhe diskutimet të cilat synonin informimin dhe shtrimin e problematikave të cilat mund të bëhen pengesë për aplikimin e alternativave të dënimit me burgim nga ana e avokateve mbrojtës.

tryeza av mbrojtes foto 1.jpgNë fjalen e tij të hapjes, zevëndësministri i Drejtësisë z. Idlir Peçi, theksoi se alternativat e dënimit me burgim duhet të kenë prioritet për shkelësit e ligjit (shkeljet e lehta), si shërbimi i provës etj, përpara se të kalojmë tek burgimi i tyre. Do të ndërmarrim hapa të rëndësishme në përmirësimin e ligjit, duke shtuar se në këtë kuadër, po mendohet një marrëveshje mes Drejtorisë së Shërbimit të Provës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe se "bashkëpunimi dy palësh mes Drejtorsië së Burgjeve dhe Shërbimit të Provës do i japi mundësi institucioneve në fjalë të identifikojnë mënyrat më të mira për të aplikuar dënimet alternative, pasi duke shkëmbyer informacione në mënyrë periodike identifikohen shtetasit me sjellje të mirë të cilët mund të përfitojnë nga shërbimi i provës për të vuajtur në rrugë alternative dënimet e tyre, por kjo gjithnjë për shtetasit që kanë kryer vepra të lehta penale”.

Robert Wilton, nënkryetar i prezencës së OSBE-së në Tiranë, tha se Shërbimi i Provës përfaqëson një hap madhor drejt reformimit të drejtësisë. “Edhe pse Shërbimi i Provës është një shërbim i ri, ai ka dhënë prova se është një instrument modern. Zbatimi i dënimeve alternative është i vështirë dhe kërkon bashkëpunimin e të gjithë aktorëve të drejtësisë, edhe përfshirjen e mbrojtësve ligjor, shtoi Wilton “Të gjithë të dënuarit, të akuzuarit, tha ai, kanë të drejtë të mbrohen dhe jeni pikërisht ju avokatët mbrojtës, që ndikoni, këshilloni dhe mësoni se si këto persona duhet të sillen dhe pse është i rëndësishëm shërbimi i provës. Një shërbim prove plotësisht funksional është gjithashtu një kontribut i prekshëm për forcimin e shtetit të së drejtës, si një objektiv thelbësor në programin e këtij vendit”, tha nënkryetari i prezencës së OSBE-së në Tiranë. Wilton garantoi se Prezenca e OSBE-së do të vijojë të mbështesë Ministrinë e Drejtësisë në reformën penale të drejtësisë shqiptare.

 

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, z. Ilir Qafa, tha se Shërbimi i Provës ka një rol kyç në ekzekutimin e vendimeve gjyqësore për krimet e lehta, prandaj bashkëpunimi me avokatët dhe hallkat e tjera të drejtësisë për ta bërë sa më funksional këtë shërbim është thelbësor, për të përmirësuar këtë shërbim duke e kthyer shërbimin e provës si rrugën më të mirë për ri-integrimin e të dënuarve për krime të lehta. Avokatët, shtoi z. Qafa – janë pikë kyçe në përcjelljen e informacionit tek të asistuarit e tyre pasi shërbimi i provës është një rrugë e mirë për të realzuar një integrim sa më të shpejtë”.

Gjatë kësaj tryeze të rrumbullakët u shkëmbyen informacione mbi rrugët që duhen ndjekur për të përforcuar shërbimin e provës nëpërmjet forcimit të rolit të avokatit mbrojtës duke e kthyer atë një udhërrëfyes për klientin e tij në dobi të mbarëvajtjes së kryerjes së një dënimi alternativ.  

 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net
All CMS Templates - Click Here