UK Bookmakers

VIZITË NË QENDRËN PRITËSE "DON BOSCO".

http://www.sherbimiproves.gov.al/images/photo%202.JPGU zhvillua sot vizitë nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, z. Ilir Qafa në ambientet e Qendrës Sociale "Don Bosco", me përfaqësues të kësaj qendre.

Qëllimi i vizitës ishte forcimi i bashkëpunimit midis Shërbimit të Provës dhe Qendrës Sociale, në kuader të zhvillimit të programeve të posaçme të trajtimit për të miturit dhe personat e dënuar me masën alternative të kryrjes së punës në interes publik.

Gjatë këtij takimi, u vizituan ambientet e kryerjes së kurseve profesionale, për të miturit të cilët asistohen që të marrin një kurs aftësimi profesional me synim aftësimin e tyre dhe orientimin drejt vlerave edukuese.

 Qendra "Don Bosco" është një ndër partnerët më të rëndësishëm në punën me të miturit, duke asistuar Shërbimin e Provës në hapat për riintegrimin e shumë prej tyre, bashkëpunim i cili do të vazhdojë të jetë thelbësor dhe në të ardhmen.

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net
All CMS Templates - Click Here