UK Bookmakers

Historiku

 

Privimi i lirisë në vendet e përparuara të Europës, për një sërë veprash me rrezikshmëri të vogël shoqërore vlerësohet si sanksion i alternativës së fundit dhe si rrjedhojë zbatohet atëherë kur rrezikshmëria e veprës penale të kryer do të bënte të pamundur vendosjen e ndonjë mase tjetër alternative. Në mënyrë të vecantë, vendet e Europës Perëndimore përpiqen të kufizojnë sa të jetë e mundur burgimin duke tentuar drejt formave zëvëndësuese të një trajtimi jo-shtrëngues. Kjo bazohet në premisën se burgimi përvecse jep efekte negative tek shkelësit e ligjit ka dhe një kosto financiare shumë të lartë për shoqërinë.

Duke marrë shkas nga përvoja e suksesshme e këtyre vendeve, alternativat e denimit me burgim janë prezantuar në Kodin Penal të Shqipërisë në vitin 1995, por me rishikimin e vitit 2008 u ndryshuan dhe u përmirësuan përcaktimet në lidhje me to, përmirësime të cilat lejojnë hapësirë më të gjerë për zbatimin në praktikë të tyre, rezultat i të cilës është dhe fillimi i funksionimit të institucionit të Shërbimit të Provës i cili mbikëqyr ekzekutimin e këtyre dënimeve.

Si pjesë e reformës në sistemin e drejtësisë, me Ligjin nr. 10 024, datë 27.11.2008, "Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr. 8331, datë 21.4.1998, "Për ekzekutimin e vendimeve penale", Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar kuadrin normativo-ligjor për ngritjen dhe funksionimin e institucionit të Shërbimit të Provës si organ shtetëror i specializuar për mbikëqyrjen e dënimeve alternative ndaj burgimit.

Në pothuaj 5 vite punë, Shërbimi i Provës tashmë është një institucion i konsoliduar në sistemin e drejtësisë penale, operatorët e së cilës janë ndërgjegjësuar se reforma në sistemin e ekzekutimit të dënimeve penale nëpërmjet ngritjes dhe funksionimit së Shërbimit të Provës në Shqipëri, ka përmirësuar ndjeshëm drejtësinë restauruese në vendin tonë.

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net
All CMS Templates - Click Here