UK Bookmakers

Mesazh nga Drejtori

 

Operatorët e sistemit të drejtësisë dhe opinioni i gjerë janë ndërgjegjësuar tashmë, se reforma në sistemin e ekzekutimit të dënimeve penale nëpërmjet ngritjes dhe funksionimit së Shërbimit të Provës në Shqipëri, ka përmirësuar ndjeshëm drejtësinë restauruese në vendin tonë.

Fuqizimi i rolit të Shërbimit të Provës ka filluar të prodhojë efekte pozitive, të cilat lidhen në mënyrë të pashmangshme me rehabilitimin e personave në konflikt me ligjin, me uljen e recidivizmit apo zvogëlimin e shpenzimeve ekonomike që shoqërojnë vuajtjen e dënimit pranë institucioneve të edukimit dhe vuajtjes së dënimeve penale.

Vlerësimi i rrezikshmërisë për të dënuarit, asistimi i të dënuarve për të realizuar riintegrimin e tyre në shoqëri, kërkon kualifikime dhe njohuri të posaçme për specialistët e Shërbimit të Provës dhe trajnime të vazhdueshme.

Shërbimi i Provës në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, me Delegacionin e Bashkimit Evropian, Prezencën e OSBE-së në Shqipëri dhe me UNICEF Albania ka zhvilluar aktivitete të ndryshme trajnuese dhe do të vazhdojë të realizojë aktivitete të tilla, jo vetëm për specialistët e këtij shërbimi, por edhe për operatorët e tjerë të sistemit të drejtësisë që janë të lidhur ngushtësisht me këtë shërbim, me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve profesionale dhe të përgjegjshmërisë së tyre.

Arritjet e deritanishme të Shërbimit të Provës japin shtysën e nevojshme për specialistët e këtij shërbimi për t’u përballur me vështirësitë e përditshme. Realizimi me sukses i alternativave të dënimeve me burgim domosdoshmërisht, kërkon impenjim të konsiderueshëm dhe predispozim maksimal të të gjithë aktorëve të sistemit të drejtësisë dhe më gjerë. Në këtë aspekt më duhet të pranoj se akoma mbetet shumë për të bërë për të rritur bashkëpunimin dhe bashkërendimin me këta aktorë.

 Nëpërmjet informacionit të paraqitur në faqen tone zyrtare në rrjet, shpreh bindjen se të gjithë të interesuarit do të kenë mundësinë të prezantohen me punën e madhe që është bërë nga Shërbimi i Provës në Shqipëri, si dhe do të shohin se shumë mbetet ende për të bërë në drejtim të përmirësimit të shtetit të së drejtës  nëpërmjet realizimit të një Shërbimi të Provës sa më funksional.

 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net
All CMS Templates - Click Here