UK Bookmakers

Misioni

 

Vlerat në themel të aktivitetit të Shërbimit të Provës janë, respekti për dinjitetin njerëzor, koncepti i mundësive të individit për të ndryshuar dhe për t’u rritur, si dhe të qënit i drejtë dhe i paanshëm.

Misioni ynë parësor është mbrojtja e komunitetit dhe parandalimi i recidivizmit (përsëritjes së veprës penale), asistimi dhe konsultimi për riintegrimin dhe risocializimin me sukses në komunitet të shkelësve të ligjit duke ndihmuar, nëpërmjet metodave dhe instrumenteve më bashkëkohore, në kapërcimin e vështirësive për riintegrimin shoqëror dhe sjelljen e ndryshimeve pozitive në jetën e tyre.

Qëllimi i Shërbimit të Provës në Shqipëri është mbikëqyrja dhe mbështetja e:

ñ          Zbatimit të dënimeve alternative me qëllim mbrojtjen e interesave publike,

ñ          Parandalimit të kryerjes së veprave penale,

ñ          Asistimit të personit të dënuar për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga dënimi alternativ,

ñ          Bashkëpunimit dhe paraqitjes së informacionit dhe raporteve para prokurorisë dhe gjykatës, 

Për realizimin e këtyre qëllimeve, Shërbimi i Provës, kur kjo gjë është e nevojshme, bashkëpunon me institucione shtetërore, qendrore apo lokale, me komunitetin lokal, si dhe me institucione të tjera dhe organizata jofitimprurëse për zbatimin e dënimeve alternative.

 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net
All CMS Templates - Click Here