UK Bookmakers

Shërbimi i Provës në sistemin e drejtësisë penale

 

Shërbimi i provës bashkëpunon ngushtesisht me aktore të tjerë të sistemit të drejtësisë penale si gjykata, prokuroria, policia e shtetit, drejtoria e përgjithshme e burgjeve, në faza të ndryshme të procesit nëpër të cilin kalon një shkelës i ligjit.

Roli ynë brenda sistemit të drejtësisë penale është ai i asistimit të gjykatës dhe prokurorisë në lidhje me vlerësimin dhe individualizimin e alternativës së dënimit për secilin prej shkelësve të ligjit, si dhe në përdorimin e metodave sociale të ndërhyrjes për t'u siguruar për mbarëvajtjen e ekzekutimit të alternativës të dënimit me burgim dhe për t'u siguruar që personi i rikthyer në komunitet të mos përbëjë rrezik për të tjerët apo për veten e tij.

Kështu ne jemi përgjegjës për manaxhimin dhe mbikëqyrjen e dënimeve në komunitet dhe ndihmojmë të dënuarit që të bëhen anëtarë më të dobishëm të komunitetit duke shlyer dëmin që kanë shkaktuar. Ne gjithashtu marrim masat e përshtatshme në lidhje me uljen e rrezikut të shkaktimit të dëmit dhe  ripërsëritjes në të ardhmen nga ana e të dënuarit.

 Thelbi i rolit të shërbimit të provës si një vlerë e shtuar në sistemin e drejtesisë penale mbetet ai vlerësues, parandalues dhe trajtues, me synim uljen e aktivitetit kriminal në shoqëri dhe më shumë siguri për jetesën në komunitet.

 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net
All CMS Templates - Click Here