UK Bookmakers

Të dhënat statistikore

 

Që prej fillimit të funksionimit të Shërbimit të Provës në vitin 2009 e deri në fund të vitit 2018, numri i personave të cilët janë vendosur me vendim gjykate në njërën prej alternativave të dënimit me burgim është 38462, mbikqyrja e të cilëve realizohet mbi bazën e programeve individuale të trajtimit. Nëse nuk do të ishin aplikuar alternativat e dënimit me burgim, atëherë këta 38462 persona do të kshin vuajtur dënimin me burg, në një nga institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale (IEVP). Kështu, vetëm gjatë vitit, numri i të dënuarve me dënime alternative që iu shtua numrit të të dënuarve që mbikqyreshin nga Shërbimi i Provës, në të gjithë vendin është 7528. 

Sic reflektohet dhe në tabelën e mëposhtme, alternativa e dhënë më shpesh nga gjykata është Pezullimi i dënimit me burgim dhe vënia në periudhë prove në masën 31074 të dënuar, e ndjekur nga puna në interes publik në masën 5306 të dënuar, nga Lirimi me kusht në masën 1498 , qëndrimi në shtëpi në masën 570 dhe Gjysmëliria e cila gjatë periudhës 2009-2018 është dhënë në 14 raste. 

Nr.

APLIKIMI SIPAS LLOJIT TË DËNIMEVE ALTERNATIVE [VITI 2009 - 2018]

Kodi Penal

Të dënuar

Të dënuar në %

1

Pezullim i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënia në periudhë prove

Neni 59

31074

80.79

2

Pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe detyrimi për kryerjen e nje pune në interes publik

Neni 63

5306

13.80

3

Lirimi me kusht

Neni 64

1498

3.89

4

Qëndrimi në shtëpi

Neni 59/a

570

1.48

5

Gjysmëliria

Neni 58

14

0.04

-

Total

-

30934

100%

 

Gjatë vitit 2017, janë kërkuar 522 raporte vlerësimi për të dënuarit apo të pandehurit personat nën hetim, prej të cilëve 484 kanë qenë kërkesa për raport vlerësimi nga gjykata dhe 38 të tilla nga prokuroria.

KËRKESA PËR RAPORT VLERËSIMI [VITI 2017]

 

Kërkesë për raport vlerësimi nga Gjykata

484

Kërkesë për raport vlerësimi nga Prokuroria

38

Total

522

 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net
All CMS Templates - Click Here