Ministri i Drejtësisë, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës dhe drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve vizitojnë degën territoriale të Sh.P. Shkodër

Në datë 8 Prill 2022 Ministri i Drejtësisë z. Ulsi Manja, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës z. Ervin Hoxha dhe drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve z. Admir Abrija inspektuan ambientet e degës territoriale të Shërbimit të Provës, Shkodër. Gjatë kësaj vizite z. Manja shprehu domosdoshmërinë e një marrëveshjeje bashkëpunimi konkret dhe specifik midis dy institucioneve; Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Provës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për sa i përket raporteve të vlerësimit të personave në konflikt me ligjin, të cilët vuajnë dënimin pranë Institucioneve të Ekzekutimit të Veprave Penale.

Gjithashtu, Ministri i Drejtësisë solli në vëmendje rëndësinë e përforcimit të marrëdhënieve bashkëpunuese midis Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Provës dhe Prokurorisë.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 10   +   10   =