Ministri i Drejtësisë z. Ulsi Manja takoi kantautorin Bojken Lako në datë 11.04.2022. Kantautori i njohur është dënuar me 3 vite burgim për ndërtim të paligjshëm nga Gjykata e Tiranës, të shndërruar më pas në shërbim prove.
Manja u shpreh se, “Nuk mund të kthejmë pas çka ndodhur, por mund të bëjmë që shërbimi i Bojkenit ndaj komunitetit të mos shihet si provë, por si kontribut, ashtu si ai ka ditur gjithmonë ta japë. E pse jo, të jetë shembulli i parë i një qasjeje dhe vizioni të ri që kemi për Shërbimin e Provës dhe në këtë panoramë të re, së bashku me Bojkenin, biseduam dhe dakorduam për një projekt mjaft interesant, të cilin e pres me padurim të vihet në jetë”