Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Berat zhvillon takim në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat

Në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Berat në datë 13.06.2022, ka zhvilluar një takim në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, me qëllim rritjen e bashkëpunimit dhe efikasitetit të ekzekutimeve të dënimeve alternative.

Pjesmarrës në takim ishin Z.Dritan Gripshi – Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, Prokurorët Ledjon Tema, Elidon Hysenaj, Adnan Hoxha dhe OPGJ pranë kësaj Prokurorie, nga DTSHP Berat pjesmarrës në takim ishin  drejtori dhe specialistet e Degës Territoriale Berat.

Ky takim kishte dy objektiva kryesore:

– forcimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve

– diskutimin e problematikave të hasura gjatë ezkeutimit të vendimeve penale si dhe risitë më të fundit të legjislacionit të Shërbimit të Provës

Në këtë takim u diskutua në lidhje me problematikat e hasura gjatë ekzekutimit të vendimeve penale si dhe u konsultua në lidhje me raste konkrete të cilat janë në mbikëqyrje nga Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Berat te cilat kërkojnë një trajtim të vecante per dinamiken e komplikuar që kanë. U diskutua në lidhje me risitë që parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur dhe ndryshimet e legjislacionit për Shërbimin e Provës duke biseduar më konkretisht për dënimet alternative si një nga masat ndëshkuese më suportuese ndaj të dënuarve që përfshihen në vepra penale. Nga takimi pati diskutime dhe shkëmbime idesh në lidhje me trajtimin sa më efikas të personave në mbikqyrje si dhe përmirësimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve, për mënyrat e komunikimit të drejt për drejt (shërbimi i provës – prokuror), plotësimin e adresave të personave nën mbikëqyrje në Urdhër Ekzekutimi, Vendimet e kryerjes së dënimit alternativt, informimin reciprok në lidhje me ecurinë e praktikave të personave nën mbikëqyrje me raport mos përmbushje të detyrimeve të vendosura nga Gjykata, etj.

Takimi u zhvillua në një frymë dashamirëse, bashkëpunues dhe diskutimesh në sensin pozitiv duke sqaruar dhe zgjidhur çdo problem që kishim midis dy Institucioneve.

 

 

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 7   +   1   =