Shërbimi i Provës Sarandë organizon takim me Bashkinë Sarandë

Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Sarandë në kuadër të  Planit Vjetor të Aktiviteteve, në datë 16.06.2022,  ka zhvilluar  një takim me përfaqësues të Bashkisë Sarandë, në ambjentet e  Bashkisë lidhur me zbatimin e dënimit alternativ sipas nenit 63 të Kodit Penal, “Pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe detyrimi për kryerjen e një pune në interes publik” dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve. Takimi u zhvillua në sallën e mbledhjeve të Bashkisë. Në këtë takim Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Sarandë u perfaqësua nga drejtori i degës dhe specialistja, ndërsa nga Bashkia Sarandë ishin të pranishëm nënkryetari i Bashkisë z. Romeo Çakuli, sekretari i përgjithshëm z. Eleron Gjoni, drejtori i ndërmarjes së shërbimeve publike z. Rustem Duka, drejtore e drejtorisë së kujdesit social, znj Anila Pikuli si dhe specialistë të ndërmarjes së shërbimeve dhe drejtorisë  së kujdesit social.

Tematikat ne fokus të takimit:

  1. Prezantim i përmbledhur për legjislacionin e Shërbimit të Provës dhe Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, (neni 63 të Kodit Penal dhe Neni 101 K.D.P.M).
  2. Rritja e bashkëpunimit midis dy institucioneve  dhe përditësimin e marrëveshjes së bashkëpunimit.
  3. Bashkërendimi i veprimtarive me  Bashkinë për promovimin e përfshirjes shoqërore të personave nën mbikëqyrje.

U  diskutua për nenin 63 të Kodit Penal, mundësitë që ofron Bashkia për personat nën mbikëqyrje me këtë lloj dënimi, llojin e punës që mund të kryejn dhe vendin e punës. Në vijim u diskutuan edhe raste konkrete për të miturit në konflikt me ligjin dhe mënyrën e bashkëpunimit midis dy institucioneve për mbështetjen e tyre, nëpërmjet ndërhyrjeve konkrete.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 10   +   8   =