Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Gjirokastër realizon takim me Gjykatën dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër

Në vijim të punës për implementimin dhe zbatimin e Planit Vjetor të Aktiviteteve të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës,  Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Gjirokastër, realizon takim me Gjykatën dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Në takimin e punës me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër është diskutuar me prokurorët zbatimi me korrektësi i ligjit Nr.78/2020 dhe ligjit Nr.79, datë 25.06.2020 “Për ekzekutimin e vendimeve penale“, si dhe akteve të tjera ligjore e nënligjore të legjislacionit në fuqi për ekzektimin e vendimeve penale.

Në takimin e punës me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër është diskutuar për zbatimin me korrektësi te Ligjit Nr.37/2017 “Kodi i Drejtësise Penale për të Mitur” dhe akteve të tjera ligjore e nënligjore të legjislacionit në fuqi për të miturit, si dhe eshtë rekomanduar që Gjykata të aplikojë më tepër dënimet alternative të parashikuara në Kodin Penal dhe kryesisht nenin 63 “kryerja e një pune në interes publik”.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 10   +   8   =