Shërbimi i Provës Pogradec zhvillon takim bashkëpunues me Zyrën Vendore të Punësimit

Shërbimi i Provës Pogradec zhvillon takim bashkëpunues me Zyrën Vendore të Punësimit
 
Në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Provës, Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Pogradec, në datën 31.08.2022 zhvilloi aktivitetin me temë: “Për nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi në funksion të rehabilitimit dhe riintegrimit të personave nën mbikëqyrjen e Shërbimit të Provës”. Ky aktivitet u zhvillua në ambjentin e Zyrës Vendore të Punësimit ku të pranishëm ishin Përgjegjësi i Zyrës Vendore të Punësimit z. Ermal Dokollari dhe pjesë nga stafi i tij si dhe Drejtoresha e Degës Territoriale të Shërbimit të Provës Pogradec znj Suela Llakmani.
Në takim u dakortësua mbi zbatimin e marrëveshjes nëse do të nënshkruhet nga Agjensia Kombëtare e Punësimit dhe Drejtoria e Përgjithëshme e Shërbimit të Provës. Gjithashtu nga Zyra Vendore e Punësimit u shpreh gadishmëria për t’i përfshirë në kurset profesionale “mekanik” dhe “elektriçist” që do të hapen tani në muajin Shtator dhe të dënuarit me dënime alternative që mbikëqyren nga Dega e Shërbimi të Provës në Pogradec. Një vëmendje e veçantë iu kushtua dhe mundësisë së punësimit të tyre.
Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 5   +   8   =