Shërbimi i Provës Korçë organizon takim me Zyrën Vendore Arsimore 

Shërbimi i Provës Korçë organizon takim me Zyrën Vendore Arsimore 

Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Korçë në kuadër të Planit të Aktiviteteve, në datën 20.09.2022, ora 11:00 zhvilloi një takim pune me drejtuesen e Drejtorisë Arsimore Rajonale Korçë znj.Vinjola Rota ,drejtuesin e Zyrës Vendore Arsimore Korçë z.Endri Pikuli dhe me drejtuesen e Shërbimit Psiko-Social të D.A.R Korçë znj.Mariela Simo me qëllim autorizimin dhe planifikimin për zhvillimin e fushatave sensibilizuese me nxënës të klasave të VIII dhe të IX, të shkollave 9-vjeçare dhe me nxënës të shkollave të mesme të përgjithshme mbi masat alternative të shmangies nga ndjekja penale që zbatohen për të miturit në konflikt me ligjin,të parashikuara në ligjin nr.37/2017“Kodi i Drejtesisë Penale Për të Mitur’’.

Gjatë takimit falenderuam drejtuesit D.A.R Korçë dhe Z.V.A Korçë për bashkëpunimin e mirë që kemi patur me drejtuesit e shkollave dhe me shërbimin-psiko-social për rastet që kemi trajtuar me të miturit në konflikt me ligjin, prezantuam nismën e Shërbimit të Provës për zhvillimin e takimeve sensibilizuese për njohjen e të miturve me masën alternative të shmangies nga ndjekja penale.

Drejtuesit e D.A.R Korçë dhe Z.V.A Korçë na dhanë mbështetjen e tyre për zhvillimin e fushtatës sensibilizuese dhe u shprehën të gatshëm për rritjen e bashkëpunimit midis dy institucioneve.

Në takim u planifikua që në muajin tetor 2022 të zhvillohen takime sensibilizuese në 2(dy) shkolla 9-vjeçare të qytetit të Korçës dhe në muajin nëntor 2022 në 2(dy) gjimnaze të qytetit të Korçës në bashkëpunim me drejtuesit e shkollave dhe punonjësit psiko-socialë të tyre.

Në takim ishin pjesmarrës Drejtori i Degës Territoriale të Shërbimit të Provës Korçë z. Kiço Koço dhe specialistja Xhensila Trebicka.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 6   +   6   =