Shërbimi i Provës Krujë në takim me Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar Krujë

Shërbimi i Provës Krujë në takim me Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar Krujë
 

Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Krujë në kuadër të  Planit Vjetor të Aktiviteteve, në datë 15.09.2022, ka zhvilluar  një takim me Përfaqësues të Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar Krujë,  me qëllim  bashkëpunimin e vazhdueshëm midis  dy institucioneve.

Në këtë takim mes Drejtueses së Degës Territoriale Krujë znj. Arlinda Shino me pjesëmarrës të ZVAP-së Krujë: Drejtuese e ZVAP Krujë znj. Dorina Laçi,  Përgjegjëse e Sektorit të Kurrikulës znj. Aneda Caca,  Përgjegjëse e Sektorit të Shërbimeve znj. Merita Ndreu,  juriste znj. Enxhi Xhafa, specialiste xnj. Xhensila Mane, specialste znj. Denada Luli.

Diskutimi i këtij takim kishte si qëllim autorizimin dhe planifikim për zhvillimin e fushatave sensibilizuese për masat alternative të shmangies për  klasat e 8,9, dhe gjimnazet e qytetit të Krujës , si dhe njohjen e tyre me Kodin e Drejtësisë për të Miturit.

Nga Drejtuesja e ZVAP-së  Krujë znj. Dorina Laci , u garantua bashkëpunimi i vazhdueshëm , për  realizimin e këtyre aktiviteteve , duke ofruar të gjitha shërbimet e nevojshme me gjitha strukturat përgjegjëse për arsimin,  me qëllim informimin dhe mbrojtjen e të gjithë nxënësve  nga fenomenet të cilat mund të çojnë në dëmtimin e mirëqenies së tyre psiko-emocionale etj.

Qëllimi i fushatave sensibilizuese nga ana e Shërbimit të Provës Krujë  në vazhdimësi do të ketë në fokus  informimin e të miturve mbi masat alternative të shmangies nëse do të ndodhen në konflikt me ligjin, gjithashtu sa herë të jetë e nevojshme në kuadër të këtij bashkëpunimi do të jetë edhe përdorimi i të gjithë instrumentave , teknikave  dhe ndërhyrjeve psikologjike, duke i ofruar një qasje sa më miqësore drejtësisë për të miturit .

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 0   +   4   =