Shërbimi i Provës Pukë organizon takim bashkëpunues me Zyrën Vendore Arsimore
Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Pukë në kuadër të Planit vjetor të Aktiviteteve, me datën 23.09.2022 ora 09-00 ka zhvilluar një takim punë me drejtuesin e Zyrës Vendore Arsimore Pukë Z. Pjeter Gjonaj, me qëllim bashkëpunimin midis institucioneve arsimore në Rrethin Pukë.
Gjatë takimit falenderuam drejtorin e ZVA-së Pukë për bashkëpunimin e mirë që kemi patur me drejtuesit e shkollave dhe me shërbimin-psiko-social për rastet që kemi trajtuar me të miturit në konflikt me ligjin, prezantuam nismën e Shërbimit të Provës për zhvillimin e takimeve sensibilizuese në institucionet arsimore me qëllim njohjen e të miturve me masën alternative të shmangies nga ndjekja penale.
Nga Drejtuesi i ZVA-së Pukë, u garantua bashkëpunimi i vazhdueshëm, për realizimin e këtyre aktiviteteve, duke ofruar të gjitha shërbimet e nevojshme me gjitha strukturat përgjegjëse për arsimin, me qëllim informimin dhe mbrojtjen e të gjithë nxënësve nga fenomenet të cilat mund të çojnë në dëmtimin e mirëqenies së tyre psiko-sociale emocionale ligjore etj.