Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Shkodër ka realizuar fushatën sensibilizuese në shkollat 9-të vjeçare Shkodër.

Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Shkodër ka realizuar fushatën sensibilizuese në shkollat 9-të vjeçare Shkodër.
Fushata sensibilizuese u autorizua nga Zyra Vendore Arsimore Shkodër dhe u organizua në bazë të një kalendari, i cili u planifikua në bashkëpunim mes  ZVA- Shkodër dhe Shërbimit të Provës Shkodër si pjesë e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.
Takimet në shkollat 9-të vjeçare u realizuan me nxënës të klasave të 8-ta dhe të 9-ta.
 Qëllimi i këtyre takimeve ishte ndërgjegjësimi e nxënësve për masat alternative të shmangies.
Kalendari i takimeve u relizua si mëposhtë vijon:
Shkolla “Edith Durham”, datë. 29.09.2022, ora 12.00.
Shkolla “Azem Hajdari”, datë. 30.09.2022, ora 12.00.
Shkolla”Ndoc Mazi”, datë. 05.10.2022, ora 12.00.
Shkolla”At’Gjon Karma”, datë,10.10.2022, ora 12.00.
Në këto takime morën pjesë, specialistja për të miturit në DTSHP-Shkodër, znj. Elona Bilani, specialistja znj. Sindi Hoti dhe specialistja znj. Xhiliola Berati, nxënës të shkollave të sipërpërmendura dhe një pjesë e stafeve të shkollave.
Objektivat e përcaktuara për takimet u realizuan, duke shpjeguar konceptet e masave alternative, funksionin e Shërbimit të Provës, konceptin e masës alternative të shmangies. Qëllimi kryesor ishte shpjegimi i rolit të Shërbimit të Provës në funksion të arritjes së një proçesi sa më të suksesshëm reabilitues, për të miturit në konflikt me ligjin.
Nxënësit pjesëmarrës në këtë fushatë sensibilizimi treguan interes dhe u përfshinë me anë pyetjeve të shumta.
Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 8   +   4   =