Në kuadër të Planit të Aktiviteteve,Shërbimi i Provës Krujë ka realizuar takimin me gjimnazin Krujë.

Në kuadër të Planit të Aktiviteteve, në datë 28.10.2022 Shërbimi i Provës Krujë ka realizuar takimin me gjimnazin Krujë. Takimi është zhvilluar me prezencë të Drejtoreshës së gjimnazit znj. Besa Sheta, Drejtoreshës së Zyrës së Arsimit Parauniversitar Krujë znj. Dorina Laçi, dhe me pjesëmarrjen e Drejtorit të Njësisë Vendore të Shëndetit Krujë z.Redjan Rroshi .

Në këtë takim u diskutua mbi problematikat e konstatuara për rastet e të miturve e të rinjve në konflikt me ligjin, si dhe në vazhdimësi hartimi i një programi të prezantimit të Kodit të Drejtësisë për të miturit e të rinjtë që ndjekin studimet në gjimnazin “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, Krujë dhe organizimin e fushatave sensibilizuese në mënyrë të vazhdueshme nëpërmjet bashkëpunimit institucional midis Shërbimit të Provës Krujë dhe shkollave 9 -vjeçare dhe gjimnazeve të Rrethit Krujë.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 2   +   7   =