Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Korçë në kuadër të planit të aktiviteteve,në datat 16.11.2022 dhe 17.11.2022,ora 11:30 zhvilloi 2 (dy) takime sensibilizimi me nxënës të gjimnazeve ‘’Raqi Qirinxhi’’ dhe ‘’Ymer Dishnica’’, të qytetit të Korçës

Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Korçë në kuadër të planit të aktiviteteve,në datat 16.11.2022 dhe 17.11.2022,ora 11:30 zhvilloi 2 (dy) takime sensibilizimi me nxënës të gjimnazeve ‘’Raqi Qirinxhi’’ dhe ‘’Ymer Dishnica’’, të qytetit të Korçës me temë: Mbi masat alternative të shmangies nga ndjekja penale që zbatohen për të miturit në konflikt me ligjin,të parashikuara në ligjin nr.37/2017“Kodi i Drejtesisë Penale Për të Mitur’’.

Në formën e një ore të hapur mësimi njohëm nxënësit me rolin e Shërbimit të Provës,llojet e dënimeve alternative që parashikon Kodi Penal dhe Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur, si dhe njohëm të miturit me masën alternative të shmangies nga ndjekja penale,kur jepet kjo masë ,për cfarë mase dënimi jepet,roli që ka Shërbimi i Provës në dhënien dhe zbatimin e masës së shmangies.

Ju shpjeguam nxënësve moshën kur fillon ndjekja penale si dhe ju referuam risitë që parashikon Kodit i Drejtësisë Penale për të Mitur, të drejtat që gëzojnë: të miturit në konflikt me ligjin,i mituri viktimë dhe dëshmimtar i veprës penale.

Ju dhamë disa shembuj të trajtimit të të miturve në konflikt me ligjin që kemi patur nën mbikëqyrje në zyrën tonë dhe trajtuam rolin e Shërbimit të Provës,shkollës dhe shoqërisë për riintegrimin dhe mbështetjen e të miturve në konflikt me ligjin .

Pas prezantimit tonë kishte pyetje dhe diskutime nga nxënësit se si e kuptojnë ata përgjegjësinë penale,si reagojnë ata në situata konfliktuale dhe si trajtohen rastet problematike në shkollat tyre.

Në takime ishin pjesmarrës Drejtori i Degës Territoriale të Shërbimit të Provës Korçë z. Kiço Koço dhe specialistja e të miturve Xhensila Trebicka.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 4   +   2   =