AKTIVITETI I ZHVILLUAR NË SHKOLLËN MESME “ IRFAN GJENQARI “ BERAT
Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Berat në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve , ka zhvilluar në datë 22.11.2022 takimin në Shkollën e mesme “ Irfan Gjnqari “, Berat, me qëllim zhvillimin e fushatave sensibilizuese mbi ndërgjegjësimin e nxënësve për masat alternative të shmangies në gjimnaze, të parashikuara në ligjin nr.37/2017 ‘Kodi I Drejtësisë Penale për të Mitur”. Pjesmarrës në takim ishin Drejtore e shkollës së mesme “ Irfan Gjnqari “, Z.NJ. Majlinda Pushi, psikolog, mësues kujdestar dhe nxënës të kësaj shkolle, nga DTSHP Berat pjesmarrës në takimin ishin i gjithë stafi i Degës Territoriale Berat.
Ky takim kishte dy objektiva kryesore :
– sensibilizuese e ndërgjegjësimin e nxënësve për masat alternative të shmangies.
– prezantimi i rolit dhe misionit të Shërbimit të Provës, risit e K.P. për të Mituri
– Zhvillimin e një ushtrimi për të kuptuar rënien në konflikt me Ligjin.
Në këtë takim të mbajtur pranë ambjenteve të shkollës së mesme “ Irfan Gjnqari “, Berat, me drejtoren e shkollës, mësuesit kujdestar, psikologen e shkollës dhe nxënësit e kësaj shkolle u paraqit një panoramë informuese e ligjit për të miturit dhe u diskutua rreth funksionimit dhe qëllimit të Shërbimit të Provës mbi procedurën e shmangies dhe rehabilitimit të të miturve në konflikt me ligjin, duke u bazuar në qëllimin e legjislacionit përkatës.
Tematikë e rëndësishme ishte diskutimi i rolit edukativ dhe parandalues i shkeljes së Ligjit nga të miturit, në bazë të informimit mbi legjislacionit në fuqi për të miturin, në bashkëpunim me drejtuesit e shkollave, psikologët, mësuesit kujdestar dhe prindërit.
Për të kuptuar më mirë rënien në konflikt me Ligjin, u zhvillua një ushtrim, ku nxënësit u pyetën sa prej tyre kanë drejtuar biçiklete, motor dhe makinë dhe nga rezultati doli se disa prej nxënësit kishin drejtuar motor dhe automjet duke rënë në konflikt me Ligjin, duke u bërë pjesë e një dikutimi dhe debati produktiv.